Programi Zviceran i Sipërmarrjes (Swiss EP): FIZHT është një shembull i mbështetjes funksionale të qeverisë

Një nga shtytësit kryesorë të ekosistemit startup në Maqedoninë e Veriut është Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, dhe si burim kryesor i financimit për shumicën e startup-eve dhe akseleratorëve në vend, ky institucion merr një rol udhëheqës në inkurajimin e zhvillimit të startup-eve në vend, së bashku me Startup Maqedonia, thuhet në analizën e ekosistemit startup maqedonas, EP zvicerane.

Në tekstin e programit të sipërmarrjes Zvicerane, Fondi përshkruhet si “gjithçka përveç një agjencie të zakonshme qeveritare. “Ata janë të shkathët, miqësorë dhe pjesë integrale e komunitetit të startup-eve maqedonase”.

Swiss Ep njeh gjithashtu iniciativat e reja të FIZHT-it të këtij viti, gjegjësisht krijimin e këshillit Kombëtar të Startup-it që përgatiti një paketë masash për transformimin e ekosistemit, prezantimin e Programit të parë të inovacionit të korporatave për bashkëpunim më të madh ndërmjet kompanive të mëdha dhe startup-eve, marrëveshjet me 6 banka për kushte më të mira për kreditim të startup-eve maqedonase, krijimi i strategjisë Kombëtare për inteligjencë artificiale, si dhe Fondi i parë hibrid i Investimeve prej 27 milionë eurosh që do të investojë në startup-et maqedonase nga 100 mijë deri në 1.5 milionë euro.

Në linkun vijues është e gjithë storia: https://swissep.org/our-impact/success-stories/fitd-redefines-governmental-startup-support