Pjesëmarrja e DFIZHT-së në "Puntori për përmirësimin e sektorit bujqësor dhe ushqimor në Ballkanin Perëndimor"

DFIZHT Festim Halili mori pjesë në “Punëtorinë e tretë për përmirësimin e sektorit agroushqimor në Ballkanin Perëndimor”, i cili u mbajt në Itali në kuadër të projektit ” Skilling up the Western Balkans agri-food sector” të Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF).

FIZHT me Fondacionin Evropian të Trajnimit ka një bashkëpunim të suksesshëm në fushën e mbështetjes së projekteve dhe zhvillimit të aftësive në sektorin bujqësor-teknologjik dhe ushqimor organik e funksional në Ballkanin Perëndimor.