Komisioni Evropian publikoi raportin e inovacionit: Rritja më e shpejtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e inovacionit

Ndër inovatorët e rinj, Republika e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritjen më të shpejtë (+11,7 pikë) si vend jashtë BE-së në periudhën e tre viteve të fundit (2021-2024). Vendi ynë shënon një rritje prej 4% në vitin aktual 2024.

Sipas raportit të fundit të inovacionit të publikuar nga Komisioni Evropian (EU Innovation Scoreboard), Republika e Maqedonisë së Veriut ka performancë prej 45,1% krahasuar me mesataren e BE-së prej 48%.

Jemi krenarë për këto rezultate, të cilat konfirmojnë angazhimin tonë për të inkurajuar inovacionin, hulumtimin dhe teknologjitë midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe komunitetit akademik. Besojmë se me këtë qasje do të arrijmë rezultate edhe më të mira vitin e ardhshëm.