FIZHT hapi info qendrën e parë, një hapësirë kreative e dedikuar për informim, rrjetëzim dhe zhvillim të ideve të reja inovative dhe krijimit të historive të reja të biznesit.
Info qendra e FIZHT ndodhet në Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë, ku studentët dhe sipërmarrësit mund të marrin më shumë informacion rreth instrumenteve aktuale të Fondit për financimin e projekteve të biznesit.
„Nga sot jemi më pranë jush të rinj, që ndër vite jemi bindur se ju zotëroni potencial dhe kreativitet të jashtëzakonshëm për të krijuar zgjidhje të mahnitshme dhe për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave me të cilat përballemi. Në këtë qendër informacioni, ju do të mund të merrni informacion për të gjitha instrumentet që disponohen në Fond për financimin e projekteve tuaja të biznesit, mund të merrni udhëzime se si të zhvilloni idenë tuaj të biznesit, të rrjetit dhe të shkëmbeni informacione dhe kontakte brenda rrjetit tonë” tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
Bashkëpunimi i institucioneve shtetërore me akademinë dhe komunitetin e biznesit është i një rëndësie vendimtare për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë për të përmirësuar aftësitë dhe potencialin e tyre, diçka që FIZHT e ka realizuar në periudhën e kaluar. Ne hapëm shtatë laboratorë të rinj të vendosur në institucionet e arsimit të lartë, të pajisur me teknikën dhe teknologjinë më të fundit, në mënyrë që të rinjtë të mund të hulumtojnë dhe të punojnë mbi idetë e tyre inovatore.
Hapja e kësaj qendre informative është një hap tjetër i FIZHT drejt zhvillimit të përshpejtuar teknologjik, i cili bazohet në transferimin e njohurive, hulumtimit zhvillimor dhe inovacionet që kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, por edhe në përmirësimin e klimës së biznesit për zhvillimin e konkurrencës së ndërmarrjeve.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.