Projekti "m.Health" është fituesi i Hackathon "E-Health" i FITR dhe ROSH Maqedoni

Projekti “m.Health” ofroi zgjidhje më inovative dhe kreative për menaxhim më të mirë me sistemin shëndetësor, në suazat e hakatonit “E-shëndetësi”, që u mbajte fundjavën e kaluar, nën organizimin e Fondit të Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknolgjik, Rosh Maqedonia ndërkaq në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Në hakatonin, 11 ekipet projektuese me mentor ekspertë të lartë nga fusha e shëndetësisë kanë punuar në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale që do të kontribuojë në sistem më të mirë shëndetësor në vend.


“Në emrin e ekipit të “m.Health” do të doja t’i falënderohem Fondit të Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik dhe Rosh Maqedonia, për iniciativën e mbajtjes së e-hakatonit të parë t[ shëndetësisë në vendin tonë. Ne patëm 48 orë vërtet të vështira, por shumë produktive të mbushura me punë intensive me anëtarët e ekipit tim, Sofija Hristova dhe Dragan Sokolovski. Vetë e-hakatoni kishte shumë ide të mira dhe unë gjithashtu do të doja të inkurajoja të gjitha ekipet e tjera që të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve të shëndetit elektronik”, tha Kiril Soleski, udhëheqës i ekipit të projektit fitues “m.Health”.

Soleski beson se projekti “m.Health” spikati me gjithëpërfshirjen e tij, sepse është një platformë inteligjente, inovative që synon të integrojë dhe përmirësojë shërbimet shëndetësore në sistemin tonë, e cila do të sigurojë efikasitet dhe qasje më të madhe në shërbimet shëndetësore, përmirësim të monitorimit te pacientët, zhvillimi i zakoneve të shëndetshme dhe rritja e vetëdijes janë vetëm disa nga përfitimet që ofron kjo zgjidhje digjitale.


“Të gjitha ekipet e projektit ofruan zgjidhje të shkëlqyera dhe treguan se digjitalizimi i proceseve të kujdesit shëndetësor është një nevojë reale në mënyrë që të kemi një kujdes shëndetësor modern dhe cilësor. Hakatonet janë një mundësi e shkëlqyer për të nxitur inovacionin dhe kjo është arsyeja pse shpresoj që bashkëpunime të tilla do të inkurajojnë kompani të tjera në sektorin e korporatave të përfshihen dhe të fillojnë iniciativa të ngjashme në të ardhmen, të cilat së bashku do të kontribuojnë në digjitalizimin jo vetëm të sistemit shëndetësor por gjithashtu të sektorit publik dhe më gjerë”, tha Ivana Stankoviç, një këshilltare në Fondin e Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik dhe pjesë e ekipit organizues të hakatonit.


Projekti fitues “m.Health” merr mbështetje financiare në vlerë prej 30 mijë euro për implementimin e zgjidhjes e cila do të jetë plotësisht dhe falas në dispozicion të të gjithë qytetarëve gjatë vitit të ardhshëm.

“Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për punën e tyre të vështirë gjatë fundjavës në zhvillimin e inovacioneve moderne teknologjike dhe besoj se zgjidhja fituese do të jetë me përfitim të madh për sektorin e shëndetësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Termini im. Falënderoj FIZHT dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen e përgjithshme në krijimin e kësaj të parës, por jo të hakatonit të fundit kushtuar promovimit të një prej shtyllave më të rëndësishme në çdo vend – shëndetit publik. Në periudhën tjetër, ne vazhdojmë të investojmë dhe zhvillojmë platforma inovative, sepse inovacionet teknologjike në sektorin shëndetësor për funksionim më të mirë”, tha Aleksandra Ivanovska, drejtoreshë e ROSH Maqedonia.


Thirrja publike “E-shëndetësi” e FIZHT dhe Rosh Maqedonia, u hap nga 02 – 17.06.2021, ku përveç kompanive, individët patën mundësinë të aplikojnë dhe të organizohen në ekipe të projektit. Bazuar në projekt-propozimet e paraqitura, Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes bëri një para-përzgjedhje të aplikuesve që kaluan në fazën tjetër, e cila është një Hakaton 48-orësh “E-shëndetësi”. Gjatë hakatonit, njëmbëdhjetë ekipe të projektit ishin pjesë e disa seancave mentoruese të drejtuara nga: FIZHT, ROSH Maqedonia dhe Drejtoria e Shëndetësisë, të cilat ndihmuan pjesëmarrësit të kristalizojnë idetë e tyre dhe t’i drejtojnë drejt krijimit të një prototipi ose versioni demo të zgjidhjes. Në pjesën e fundit, ekipet e projektit paraqitën zgjidhjet e tyre para Komisionit të Vlerësimit dhe të Përzgjedhjes, i cili bazuar në kriteret e paracaktuara morri vendimin përfundimtar për zgjedhjen e zgjidhjes më inovative në fushën e shëndetësisë.