Startup-et vendase që janë në një fazë të hershme të zhvillimit, gjegjësisht tashmë kanë një produkt (shërbim), si dhe një ofertë për marketingun e produkteve të tyre, do të marrin program mentorimi falas i zhvilluar nga Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik dhe PwC Maqedonia e Veriut.
Qëllimi kryesor i programit të mentorimit The Catalyst është përforcimi i kapaciteteve të startup-eve në tema dhe fusha që janë të rëndësishme për punën e përditshme, duke fituar njohuri dhe aftësi të reja, si dhe lehtësimin e aksesit tek investitorët potencialë.
“Këtë vit patëm një sërë aktivitetesh që synonin transformimin e ekosistemit startup. Për ne, mentorimi i sipërmarrjes është i një rëndësie të madhe, përmes të cilit ata kanë një mundësi të mësojnë se si të përballen me sfidat e biznesit, të zhvillojnë lidershipet, aftësitë edhe të promovojnë frymën sipërmarrëse, dhe për këtë arsye për përdoruesit aktivë të FIZHT me vite ofrojnë mentorim nga ekspertë vendas. Zhvillimi i programit të ri të mentorimit The Catalyst është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet njështetëror institucioni dhe sektorit privat në mënyrë që startup-et vendase të fitojnë aftësi dhe njohuri që do t’i bëjnë ata të gatshëm për tregjet botërore, tha Kosta Petrov, drejtor i Fondit të Inovacioneve dhetë Zhvillimit Teknologjik.
Duke filluar nga menaxhimi i projekteve, si bazë për menaxhim të mirë, deri te zhvillimi i produktit, financat dhe aksesi në investime dhe përgatitja e “pitch decks”, startup-et do të kenë mundësinë përmes leksioneve interaktive të mësojnë më shumë rreth këtyre temave. Programi do të zbatohet nga ekspertë të PricewaterhouseCoopers (PwC), si dhe ekspertë të jashtëm me përvojë të gjerë në fushat përkatëse si kontribut i tyre për komunitetin e startup-eve dhe komunitetin e biznesit në përgjithësi.
“Potenciali për bashkëpunim mes korporatave dhe startup-eve është i madh. Që ky bashkëpunim të funksionojë, të dyja palët duhet ta trajtojnë atë si një partneritet, të jenë të hapur për të mësuar dhe të pranojnë dallimet. PwC është një mbështetëse e madhe e ekosistemit startup në të gjithë botën përmes programeve të ndryshme, trajnimeve dhe duke u mundësuar startup-eve të aksesojnë burime të ndryshme financimi. Është privilegj që këtë do ta mundësojmë këtu së bashku me FIZHT. Programi Catalyst është një pjesë e vogël e kontributit tonë për komunitetin e startup-eve dhe shpresojmë se do të ndihmojë startup-et pjesëmarrëse të marrin informacion të vlefshëm dhe “know-how” për zhvillimin e tyre dhe tonë të mëtejshëm “- tha Dragan Davitkov, Drejtor në PwC Maqedonia e Veriut.
Ligjëratat do të zgjasin nga data 22.11 deri më 14 dhjetor të këtij viti, nga ora 18:00 deri në 20:00 në platformën Zoom dhe do të trajtojnë 8 tema të ndryshme që janë kyç për zhvillimin e një biznesi:
Të gjithë të interesuarit për programin do të mund të gjejnë më shumë informacion dhe të aplikojnë nga data 9.11 deri më 18.11.2021 deri në ora 14:00 në linkun e mëposhtëm: https://fitr.mk/mentor-program-for-early-stage-startups/. Për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, regjistrimi do të bëhet me parimin “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.