Takimi i drejtorit të FIZHT-së, Petrov dhe guvernatores së BPRM-së, Angelovska-Bezhoska: Për Strategjinë e parë kombëtare për fintech deri në fund të vitit nevojitet një proces gjithëpërfshirës

Përgatitja e Strategjisë Kombëtare Start up për zhvillim të sektorit fintech në vendin tonë pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Për të zhvilluar dhe zbatuar me sukses Strategjinë, si një nga qëllimet strategjike të Bankës Popullore, është e nevojshme që të përfshihen në mënyrë aktive një numër institucionesh. Në këtë drejtim, sot në Bankën Popullore u mbajt një takim midis drejtorit të Fondit të Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik (FIZHT), Kosta Petrov dhe guvernatores të Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, si dhe ekipeve nga të dyja institucionet.

Në takim, drejtori i FIZHT, Petrov, paraqiti masat e propozuara për rritjen e përshpejtuar të ekosistemit startup të Maqedonisë, dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për të përfshirë Fondin në përpunim të Strategjisë nacionale për zhvillimin e Sektorit fintech. Në të njëjtën kohë, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim midis institucioneve në periudhën e ardhshme, në fushën e inovacioneve në sektorin financiar, si një temë me interes të ndërsjellë.

Në takim u prezantuan edhe aktivitetet e Grupit të punës për sektorin fintech brenda Bankës Popullore, siç ishte krijimi i të ashtuquajturës Porta e Inovacioneve – një platformë për komunikimin e Bankës Popullore me komunitetin inovativ të biznesit (Sektori fintech) dhe institucionet e tjera përkatëse. Siç u theksua, deri më tani, përmes kësaj platforme, janë parashtruar disa pyetje për konsultim dhe është shprehur interes nga disa subjekte vendase dhe të huaja për investime në sektorin fintech në vend. Gjithashtu, me mbështetjen e Fondit Europian i Europës Juglindore (EFSE), u krye një Anketë dhe një Studim fizibiliteti për zhvillimin e Sektorit fintech në vend, dhe u bë harta e parë e ekosistemit fintech në vend.

Kohët e fundit, EFSE vuri në dukje Bankën Popullore si një udhëheqëse në rajon në aktivitetet për të mbështetur zhvillimin e sektorit fintech, dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut si vendi i vetëm në rajon, banka qendrore e së cilës ka hartuar ekosistemin fintech.

Disa nga ekspertët e Grupit të punës për Sektorin fintech në Bankën Popullore përfshihen gjithashtu në grupet e punës për inovacionet financiare të krijuara nga Banka e Shlyerjeve Ndërkombëtare (BIS), me të cilat banka jonë qendrore monitoron dhe merr pjesë në formimin e vëzhgimeve dhe rregulloreve më të reja ndërkombëtare të Sektorit fintech.