Sfidat kryesore me të cilat përballet sipërmarrja sociale në vend, pse zhvillimi i sipërmarrjes sociale është i rëndësishëm dhe masat që i merr Fondi i inovacioneve dhe i zhvillimit teknologjik ishin temat e diskutuara nga Kosta Petrov, drejtor FIZHT-së, Bistra Kumbaroska, themeluese e „Heartbeats Innovation & Communication ”dhe nënkryetarja e këshillit Kombëtar të start-upit, Klimentina Ilijevski, drejtore ekzekutive e Shoqatës për hulumtim, komunikimeve dhe zhvillimit ” Publik “dhe Kristijan Mileski, bashkëthemelues i” Business Impact Lab”.
Panelistët theksuan se për momentin, hapi më i madh i ndërmarrë nga shteti për zhvillimin e sipërmarrjes sociale është përmes thirrjes publike të FIZHT-së, e cila inkurajon zhvillimin e ekonomisë sociale.
“Sipërmarrja sociale paraqet një mundësi që keni në momentin kur në një problem të caktuar me të cilin po përballeni, për të krijuar një zgjidhje që, ndër të tjera, përveç përfitimit do të gjenerojë edhe një përfitim shoqëror i cili ashtu si biznesi tradicional, duhet të jetë i matshëm, domethënë i shprehur,” tha Bistra Kumbarovska duke shpjeguar termin sipërmarrja sociale.
Kumbarovska shtoi se edhe ky lloj i sipërmarrësisë në vitet e fundit ka filluar të zhvillohet intensivisht, blerësit po bëhen të vetëdijshëm për ndikimin që e kanë kompanitë nga të cilat blejnë, dhe nga ana tjetër punonjësit po bëhen të vetëdijshëm për ndikimin që e ka kompania ku ata punojnë.
“Pikërisht ajo që po ndodh për momentin, me propozim masat të këshillit Kombëtar të start-upit është një sinjal i qartë se sipërmarrja sociale ka filluar të zhvillohet dhe kjo mbështetje do të thotë me të vërtetë shumë,” tha Kristijan Mileski
Sipas Mileski, ndërmarrjet sociale njihen nga komuniteti startup dhe i gëzojnë të drejtat e njëjta dhe detyrimet si ndërmarrjet e tjera. Ai theksoi se “Impact Lab” është një shoqatë e hapur që funksionon edhe sot, me qëllim të inkurajojë bashkëpunimin me bizneset tradicionale, për të arritur bashkëpunimin e përbashkët, rrjetëzimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive.
Klimentina Ilijevski si kryeredaktore e revistës “Ballë për Ballë” e cila është një shembull i suksesshëm i sipërmarrësisë sociale, tha se në fillim ata u përballën me sfida të mëdha nëpër të cilat kaluan, por nga e gjithë kjo fituan shumë përvojë. Mënyra se si shitet dhe shpërndahet gazeta është në bashkëpunim me dhjetë shoqata partnere që përfshijnë shfrytëzuesit e tyre. Revista ka një rol të dyfishtë, ajo forcon kategoritë e prekshme, por gjithashtu ndërgjegjëson publikun për çështjet që na prekin të gjithë neve. “Përvoja që fituam na ndihmoi në zhvillimin e programit të mentorimit social, i cili është verifikuar, tashmë ka filluar dhe përfshin tre segmente: njohjen e afiniteteve të të mentoruarve, gatishmërinë për të hyrë në tregun e punës dhe zhvillimin e aftësive profesionale,” shtoi Ilijevski.
Folësit besojnë se është e nevojshme të përcaktohen etiketat sipas kritereve të caktuara që do të ndihmojnë të gjitha palët e përfshira që etiketojnë sipërmarrjet sociale
Miratimi i legjislacionit mbi sipërmarrjen sociale është i nevojshëm, por jo më i rëndësishëm sesa ndërgjegjësimi për ndikimin që çdo individ dhe ndërmarrje ka në shoqëri, është një nga përfundimet e panelit.
Për momentin, ekziston një thirrje publike aktive për inkurajimin e sipërmarrjes sociale në FIZHT, e cila inkurajon zhvillimin e zgjidhjeve inovative për nevojat aktuale shoqërore dhe sfidat shoqërore (inovacionet sociale), duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Buxheti i përgjithshëm i thirrjes është gjashtë milionë denarë, ndërsa për një propozim-projekt individual FIZHT siguron deri në 90% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në një shumë maksimale prej 1,500,000 denarë, dhe aplikuesi duhet të sigurojë një minimum prej 10% të buxhetit të përgjithshëm të thirrjes.
Afati i fundit për të aplikuar për thirrjen është 22 tetor, deri në orën 14, dhe informacione shtesë mund të merren në: https://www.fitr.mk/sp.