Ministria e Kulturës dhe FIZHT: E mbrojmë gjuhën maqedonase përmes digjtalizimit të mbi 5 milionë regjistrave të Institutit për gjuhën maqedonase "Krste Misirkov"

Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvilllimit Teknologjik fillojnë proces për digjitalizimin e përshpejtuar të kartotekëve të Institutit për gjuhën maqedonase “Krste Misirkov”, me qëllim të arritjes së mbrojtjes, valorizimit, kategorizimit dhe rivalorizimit të trashëgimisë kulturore të gjuhës maqedonase.

Sfida ka për synim ndërmarrjet që mund të ofrojnë një zgjidhje inovative, vetëm ose në bashkëpunim me institucion që kryen arsimin e lartë, pra veprimtarinë kërkimore-shkencore ose një ndërmarrje tjetër. Projekti duhet të përmbajë pesë kapituj në të cilët përshkruhet metodologjia e punës, proceset, teknologjia dhe kompetencat që do të vendosen në funksion për të arritur qëllimet e projektit.

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri theksoi se Ministria e Kulturës po fillon një projekt për mbrojtje adekuate dhe urgjente, d.m.th digjitalizimi i më shumë se 5 milion fletëpalosjeve.

“Bëhet fjalë për regjistrimet gjuhësore të mbledhura me dekada të tëra në terren, nga stafi i Institutit, por edhe nga studentët, informatorët dhe dashamirësit e gjuhës amtare maqedonase, të cilët me aktivitetet e tyre grumbulluese ndihmuan në ruajtjen e këtij thesari shpirtëror gjuhësor. “Entuziazmi që na mundësoi neve, si kulturë, të qëndrojmë krah për krah me kulturat më të mëdha në botë,” shpjegoi Stefoska. Ajo shtoi se nga 5 milion regjistrime unike gjuhësore, deri më tani, vetëm 140 mijë fletëpalosje janë digjitalizuar për 9 vjet, siç tha Stefoska, është shumë pak dhe shumë i ngadalshëm dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ndoshta do të duhen gati edhe 400 vjet të tjera për të digjitalizuar këtë material të çmuar. Prandaj, Qeveria mbështeti nevojën për digjitalizim urgjent të kartotekëve në Institutin e Gjuhës Maqedonase ”, tha Stefoska, e cila theksoi se digjitalizimi si mbrojtje e përhershme e trashëgimisë kulturore jomateriale është një përparësi kryesore.

Ajo shtoi se ne jemi të detyruar të mbrojmë kulturën dhe historinë tonë të pasur dhe të parandalojmë çdo rrezik për ta.

Drejtori i Fondit të inovacioneve dhe të zhvillimit teknologjik, Kosta Petrov, theksoi se ky investim është i një rëndësie speciale dhe vërtet të madhe për të gjithë brezat e ardhshëm, sepse ne investojmë në modernizimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase si trashëgimia jonë më e madhe kulturore shpirtërore, dialektet e gjuhës maqedonase dhe toponimia e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fakti që mbi 5 milion regjistrime origjinale të Institutit për gjuhën maqedonase “Krste Misirkov”, të cilat janë mbi 500 vjeç, do të digjitalizohen, tregon se sa i rëndësishëm është ky proces. Në këtë mënyrë, ne do të krijojmë mbrojtje aktive të regjistrimeve në përmbajtjen origjinale digjitale, si dhe mbrojtjen pasive nga të gjitha format e rreziqeve që mund të dëmtojnë ose shkatërrojnë përgjithmonë trashëgiminë kulturore ”, tha Petrov. Ai shtoi se është siguruar një buxhet i përgjithshëm në vlerë prej 14 milion denarë, për të cilin FIZHT siguroi 9, ndërsa Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë me mjete financiare në vlerë prej 5 milion denarë. Fituesi i propozim-projektit do të financohet 100% të buxhetit të përgjithshëm, pra deri në 14 milion denarë. Zbatimi i projektit mund të zgjasë deri në 12 muaj.

Aplikuesi duhet të jetë një ndërmarrje mikro, e vogël apo e mesme sipas Ligjit të Shoqërive Tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ardhurat vjetore nuk duhet të kalojnë 10 milion euro në dy vitet e mëparshme fiskale sipas raporteve financiare dhe të tjerët.

Disa nga aktivitetet që do të miratohen për financim janë: zhvillimi i zgjidhjeve dhe aktivitetet e testimit, analiza e rregullores, komunikimi me pjesëmarrësit potencial dhe të tjera. Disa nga shpenzimet që do të miratohen për projektet janë pagat bruto për stafin e aplikuesit kryesor, blerja ose marrja me qira e pajisjeve dhe materialeve harxhuese në funksion të projektit, sipas shërbimeve të kontraktuara të kërkimit dhe zhvillimit dhe të tjera.

Procedura, nga marrja e aplikacioneve të arritura, deri në përzgjedhjen dhe sjelljen e një vendimi përfundimtar për përzgjedhje përbëhet nga disa hapa: kontroll administrativ, parazgjedhje ose vlerësim i parë i propozim-projektit, piçing ose prezantim i propozim-projekteve të parapërzgjedhura para Komisionit të Vlerësimit dhe Përzgjedhjes, zgjedhja përfundimtare dhe hapi i fundit është nënshkrimi i kontratave. Komiteti i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes përbëhet nga: dy përfaqësues nga institucionet partnere, dy përfaqësues nga fusha e sfidave dhe një përfaqësues nga Fondi.

Kriteret kryesore sipas të cilave kryhet vlerësimi i propozim-projekteve janë: shkalla e inovacionit, kapaciteti i ekipit të projektit, cilësia e projektit, potenciali i aplikimit, pra potenciali i tregut dhe ndikimi i projektit.

Kompanitë mund të aplikojnë në thirrjen publike më së vonë 21 Tetor 2021, deri në orën 14:00, ndërsa procesi i aplikimit dhe i gjithë dokumentacioni i projektit janë në dispozicion në:https://fitr.mk/digitalmk/