FIZHT dhe Stopanska Banka Sh.A do të lehtësojnë financimin e kompanive inovative

Qasje më të lehtë deri tek financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të mundësohet nëpërmjet Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Stopanska Banka ShA Shkup.

Mundësitë janë nëpërmjet granteve me bashkëfinancim të FIZHT që kanë nevojë për ndihmë financiare shtesë dhe për kompanitë që kanë aplikuar në njërën nga thirrjet e FIZHT por nuk ju është miratuar ndihmë financiare nga Fondi.

“Nëpërmjet bashkëpunimit disamujor të FIZHT me sektorin bankar, një ide u bë realitet dhe sot gjashtë bankat më të mëdha në shtet e lehtësojnë rrugën zhvillimore të startupeve vendore dhe gjithë së bashku ndikojnë në ekonominë e vendit. Besoj se nëpërmjet bashkëpunimit të FIZHT dhe Stopanska Banka ShA Shkup, do të rrisim numrin e startupeve të reja dhe do të nxisim investimet, kurse qëllimi jonë kryesor është që bizneset vendore të punojnë nëpër tregjet ndërkombëtare. Propozim projekte që i pranojmë nëpër thirrjet publike na japin motiv të madh për të vazhduar intensivisht të punojmë për nevojat e startup shoqërisë, për të gjetur zgjidhje për plasimin e ideve të tyre” tha Kosta Petrov, Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Paketi i bankës mundëson hapje të xhirollogarive bankare themelore dhe qëllimore për realizim të pagesave për qarkullim vendor, pa harxhime për hapje të llogarive, qasje në e-banking dhe m-banking shërbimet. Si shtesë, banka mund të ofroj edhe linja kreditore, kredi afatshkurtëra dhe afatmesme për financim të kapitalit qarkullues, kredi afatgjate për financim të kushteve promocionale si dhe ofrimin e një këshilltari për biznesin e klientëeve.

“Nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim me FIZHT na gëzon pasi besojmë fuqishëm në shpirtin ndërmarrës, në inovacionin e qytetarëve dhe në potencialin e tregut për rritje lokale dhe globale. Roli jonë është që të ndikojmë në rritjen ekonomike të vendit. Nga këtu, mund të them se edhe përveç mbështetjes së projekteve të projekteve të mëdha zhvilluese, mund të them se Stopanska Banka ShA është e orientuar për mbështetje dhe nxitje të zhvillimit për kompanitë e mesme dhe të vogla për të realizuar ambiciet e tyre duke i këshilluar dhe duke i mbështetur në zhvillimin e prodhimeve. Tradita jonë thuajse 80 vjeçare, përvoja jonë e pasur dhe ekspertiza janë disa nga mundësitë për realizim të fuqishëm të sinergjisë dhe planeve në projekte për inovacion me rezultate të shkelqyeshme përfundimtare. Për këtë, ju them palëve të interesuara që të kontaktojnë Referentët tanë për bizneset e vogla nëpër filialat tona për të kërkuar këshilla praktike për zgjidhje financiare të zbatuara për kërkesat e tyre. Në këtë mënyrë, Stopanska Banka ShA – Shkup gjithmonë ngelet në anën tuaj”

FIZHT dhe Stopanska Banka do të organizojnë edhe aktivitete edukative dhe promovuese të lidhura me mundësitë për financim të kompanive vendore, rritje të njohjes financiare me qëllim që të lehtësohet qasja deri tek mjetet financiare dhe të lehtësohet rruga për biznes.

Më shumë informacione për paketin e bankës mund të gjeni këtu e mëposhtme.