Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik (FIZHT) dhe Sparkasse Bank Maqedonisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, i cili do të mundësojë promovim dhe disponueshmëri më të madhe të programit “Hap pas Hapi”, me të cilat startupet vendase do munden të marrin paketa të ndryshme për mbështetje financiare, edukative dhe mentoruese.
“Bashkëpunimi i Sparkasse Bank Maqedoni me Fondin e Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik do të kontribuojë në krijimin e mundësive të reja për financimin e bizneseve inovative, të cilat përveç mbështetjes që marrin në formën e granteve, do të kenë mundësi shtesë për qasje në kredinë bankare dhe përfshirë mentorimin dhe edukimin që e mundëson programi “Hap pas Hapi“.Ekipi ynë i ekspertëve siguron mbështetjen e nevojshme të ekspertëve për menaxherët e rinj për zhvillimin cilësor të biznes-planeve të nevojshme, dhe në të njëjtën kohë partnerët tanë i ndihmojnë ata të përmirësojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe këshilla për shfrytëzimin e duhur të mjeteve financiare në mënyrë që të zhvillojnë dhe mbështesin më tej bizneset e tyre.”Duke mbështetur bizneset startupe dhe rrjetëzimin e tyre në një komunitet, ne përmbushim misionin tonë për të qenë mbështetës për të rinjtë, duke u mundësuar atyre të realizojnë ëndrrën e tyre për të zotëruar një biznes në vendin tonë,” tha Gligor Bishev, drejtor gjeneral dhe Kryetar i Bordit të Sparkasse Bank Maqedoni.
Startupet që do të aplikojnë për grante të bashkëfinancuara në thirrjet publike të FIZHT, përmes programit do të kenë mundësinë të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre me kushte më të favorshme. Kompanitë të cilat punojnë jo më shumë se 12 muaj do të mund të sigurojnë një kredi deri në 10,000 euro, ndërsa startupet që ekzistojnë deri në 3 vjet do të mund të marrin një kredi në shumën maksimale prej 25,000 euro.
“Fakti që pesë banka në më pak se gjysmë viti në FIZHT panë një partner me të cilin ata mund të bëjnë ndryshime thelbësore në ekosistemin startup në vendin tonë, për ne do të thotë se komuniteti ekonomik i njeh ndryshimet që kemi bërë në të kaluarën.”Unë jam i kënaqur që partneriteti me Sparkasse Bank Maqedoni për kompanitë startupe do të thotë mbështetje e madhe në më shumë nivele dhe një nxitje për të inkurajuar dhe idetë që ata kanë për t’i kthyer ato në një biznes fitimprurës,” tha Kosta Petrov, drejtor i Fondit të Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik.
На корисниците на кои ќе им биде одобрен кредит, ќе им биде доделен ментор врз основа на нивните потреби и кој во период од една година ќе ги советува за развојот на нивното работење. Ментори ќе бидат деловни луѓе со долгогодишно бизнис-искуство и развиени партнерски мрежи, кои сакаат понатаму да го пренесат своето знаење.
Shfrytëzuesëve që do t’u aprovohet një kredi, do të caktohet një mentor bazuar në nevojat e tyre dhe të cilët do t’i këshillojnë ata për zhvillimin e punës të tyre për periudhë prej një viti.Mentorët do të jenë njerëz biznesi me biznes-përvojë shumëvjeçare dhe rrjete partnere të zhvilluara, të cilët dëshirojnë të transferojnë më tej njohuritë e tyre.
E njëjta filloi në vitin 2019 dhe pas dy cikleve të zbatuara me sukses mundësuan financimin e rreth 20 bizneseve startupe, të cilat sot janë mikro kompani të qëndrueshme dhe të suksesshme në tregun maqedonas, me shumë totale të financimit të kredisë prej rreth 200,000 euro.
Duke përfunduar partneritete dhe bashkëpunime të ardhshme, si dhe rrjetëzimin e të gjitha institucioneve të interesuara në sektorin joqeveritar, Sparkasse Bank Maqedoni vazhdon misionin e saj për të siguruar qasje në financa dhe një program edukativ për inovatorë të rinj dhe të talentuar për të zhvilluar idenë e tyre të biznesit në një biznes të qëndrueshëm dhe kështu arrijnë në përmirësimin e kushteve për sipërmarrjen e brendshme, por edhe inkurajimin e industrisë kreative dhe inovative në vend.
Për më shumë informacion mbi bashkëpunimin me FIZHT dhe mundësitë e programit“Hap pas Hapi”,shihni faqen e internetit të Bankëswww.sparkasse.mk)