TRAJNIMI FALAS PËR HYRJE NË INTELEGJENCËN ARTIFICIALE Artificial Intelligence for business и Microsoft AI fundamentals – AI900

Semos Education dhe Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik po fillojnë projekt për të edukuar të rinjtë në lidhje me rritjen e vetëdijes dhe përfitimet e shfrytëzimit të inteligjencës artificiale në jetën e përditshme dhe punën.

Qëllimi i trajnimeve të kryera është që shumica e pjesëmarrësve të vazhdojnë të zotërojnë më tej njohuritë në këtë fushë, gjë që e vendos Republikën e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve që krijojnë njohuri dhe vetëdije masive për këtë lloj teknologjie. Personat e trajnuar të çertifikuar do të jenë në gjendje të vazhdojnë karrierën e tyre në kompani vendase dhe të huaja, gjë që do të ketë një ndikim afatgjatë në rritjen e eksportit të shërbimeve të softuerit.

Semos Education u jep mundësinë 1000 të rinjve t’i dëgjojnë trajnimet falas:

  • AIBIZ – Artificial Intelligence for business 

Trajnim mbi aplikimin e inteligjencës artificiale në biznes

  • Microsoft AI fundamentals – AI900 

Trajnim që e fut dëgjuesin në konceptet themelore në lidhje me inteligjencën artificiale dhe shërbimet në “Microsoft Azure” që mund të shfrytëzohen për të krijuar zgjidhje duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale.

Te trajmimet mund të paraqiten:

  • Nxënës të shkollës së mesme nga të paktën 17 vjeç
  • Të rinj deri në 29 vjeç
  • Mundësia për të marrë një diplomë falas të njohur botërisht
  • Punë praktike për projekt të vërtetë
  • Blerja e aftësive reale: Si zbatohet kjo teknologji dhe si të kurseni kohë, energji dhe burime në biznesin tuaj

FIZHT brenda projektit do të sigurojë:

  • Lidhja me komunat dhe institucionet arsimore të interesuara në të gjithë vendin
  • Në trajnime, leksionet e ftuar do të mbahen nga kompanitë Impala, C-Main, Aidea Lab dhe Agrar, të cilat janë shfrytëzuese të granteve të bashkëfinancuara nga FIZHT dhe punojnë me sukses në fushën e inteligjencës artificiale.
  • Përfaqësuesit e tyre do të ndajnë shembuj të vërtetë nga puna e deritanishme, ndërsa pjesëmarrësit më të mirë në trajnime do fitojnë mundësinë dhe për punë praktike në këto kompani.

Deri 18 maj deri 18:00 në http://obuki.ai.semosedu.com/

Për të gjitha pyetjet kursevi@semos.com.mk dhe në 02/3130900