“Sfida për hulumtuesit e rinj 3”: Nxënësit nga shkolla SHMTK “Nace Bugjoni” krijuan projektin “Infuzion diellor”

Nëpërmjet projektit “Infuzion diellor”, nxënësit e shkollës SHMTK “Nace Bugjoni” u bënë pjesë e “Sfida për hulumtuesit e rinj 3” mbështetur nga FIZHT.

Ekipi i nxënësve të kësaj shkolle dëshmoi bartjen e energjisë në formë të dritës së diellit dhe shfrytëzimin e saj të mëtejshëm.

Nxënësit e kësaj shkolle profesionale fituan përvojë me instalimin e ndriçimit dhe performancën e qarqeve logjike duke përdorur rele, ndërprerës dhe fotorezistorë që më vonë reflektojnë dritën.
Nëpërmjet “Sfida për hulumtuesit e rinj”, FIZHT mbështet projektet hulumtuese të bazuara në metodën shkencore, duke përfshirë aspekte të tilla si puna në grup, gjithëpërfshirja, kohezioni social, etika e hulumtimit dhe përfitimi socio-ekonomik.

Qëllimi i sfidës është të inkurajojë të menduarit krijues dhe kritik duke gjetur përgjigje për pyetjet dhe problemet e identifikuara më parë, dhe të kultivoj kureshtjen duke zbuluar horizonte të reja në një mënyrë që sfidon njohuritë konvencionale.

Nëpërmjet procesit të zbulimit, nxënësit, arsimtarët dhe mentorët mund të identifikojnë aftësitë e tyre, të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të bashkëpunojnë për të arritur qëllimet e përbashkëta.