FIZhT-ja u bë subjekti i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të fillojë procedurën e akreditimit nga Fondi i Gjelbër Klimatik

Jemi posaçërisht krenarë që Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik, në bazë të vendimit të Qeverisë, bëhet subjekti i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nis procedurën e akreditimit nga Fondi i Gjelbër Klimatik me qëllim qasjen deri në mjetet e FGJK-së.

Eksperienca e deritanishme në zhvillimin e programeve për mbështetjen e sektorit privat, portofoli i projekteve të mbështetura, procedurat e vendosura dhe mekanizmat e financimit, ishin bazë për paraqitjen e një aplikacioni në vitin 2020, me qëllim që FIZhT-ja të jetë subjekti i parë që do të nisë procesin e akreditimit.

Si institucion qendror për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me praktika të vendosura për krijimin e instrumenteve mbështetëse, FIZhT-ja është një subjekt strategjik i përshtatshëm për t’u bërë një subjekt me qasje të drejtpërdrejtë në FGJK dhe për të kontribuar në realizimin e prioriteteve të programit klimatik në vend.

FGJK-ja ofron grante, kredi, garanci dhe instrumente të tjera financiare për financimin e projekteve. Gjithashtu siguron grante shtesë dhe asistencë teknike për përgatitjen e propozim projekteve për financim, si dhe gatishmërinë dhe përgatitjen e shtetit për angazhimin me Fondin, duke përfshirë mbështetjen për akreditimin e subjekteve kombëtare të nominuara me qasje të drejtpërdrejtë.

Mësoni më shumë në: https://www.greenclimate.fund/