Në bazë të nenit 27 të Ligjit të Veprimtarisë Inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/18), Programi i Inovacionit të Korporatave ark. nr. 01-933/7 nga 22.02.2021 dhe Rregullat për ndarjen e mjeteve financiare përmes organizimit të sfidave për investim në realizimin dhe plasmanin në tregun e inovacioneve të orientuara në shoqëri tregtare të sapothemeluara ark. nr. 01-933/6 nga 22.02.2021, Këshilli Drejtues i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillim Teknologjik më 22.04.2021, miratoi tekstin e thirrjes publike për sfidën e financimit të propozim-projekteve për:
Bashkëpunimi midis sektorit të korporatave dhe startupeve është thelbësore për nxitjen e kulturës të inovacionit në vend.Një bashkëpunim i tillë, ndër të tjera, kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes së sektorit të korporatave në zhvillimin e ekosistemit startup dhe në rritjen e nivelit të qëndrueshmërisë të startupeve.Për startupet, bashkëpunimi me një kompani të madhe shpesh mund të jetë një pikë kthese në zhvillimin e tyre, kurse për ndërmarrjet në sektorin e korporatave, kjo mund të nënkuptojë gjetjen e qasjeve të reja ndaj problemeve specifike të biznesit si dhe rishfrytëzimin e mundësive të reja.
Vendi ynë është i njohur për prodhim vendor cilësor.Sidoqoftë, pjesë e madhe e prodhuesve të vegjël vendas përballen me mungesë të mundësive për të arritur sa më shumë klientë dhe kështu të rrisin pjesëmarrjen e tyre në treg.Me këtë thirrje publike ne u japim mundësinë prodhuesve të vegjël që prodhojnë në kushte shtëpiake për të provuar se dinë dhe mund të përballen me sfidat me të cilat përballen, veçanërisht në kushtet e Kovid-19.
Sfida “Startup heronjtë” zbatohet në bashkëpunim me TINEX MT DOOEL si partner korporativ i Fondit.Bazohet në propozim-iniciativën dhe gatishmërinë e Tinex MT DOOEL për të kontribuar në promovimin e zhvillimit të prodhuesve të vegjël duke hapur mundësinë për vendosjen e produkteve të tyre inovative në një nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë në vend.
Sfida “Startup heronjtë” është menduar për të gjithë prodhuesit vendas inovativ që e kanë kthyer idenë e tyre me shumë guxim dhe përpjekje në një produkt për të cilin ekziston një potencial për vendosje dhe sukses në treg.Në kornizat e sfidës, ata do mund të realizojnë aktivitete me të cilin do të përgatisin produktin e tyre për hyrje të suksesshme me pakicë në të gjithë territorin.Pas përfundimit të suksesshëm dhe në kohë të procesit të përgatitjes së produkteve për vendosje në treg, të gjithë produktet e shpërblyera brenda kësaj sfide do të gjenden në raftet e shënuara posaçërisht në vendet e paracaktuara të shitjeve të Tinex MT DOOEL.
Përveç Tinex MT DOOEL, partnerë në këtë sfidë janë edhe:
Programi i Rritjes së Punësimit të Tregut (EMRI) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe FD Faktor Trust. dhe ФД Фактор траст.
Mbështetja e EMRI do t’i drejtohet shfrytëzuesve të Fondit të zgjedhur në këtë sfidë.
EMRI do të marrë pjesë në buxhetin e përgjithshëm për sfidën me mjete financiare prej 1 (një) milion denarë. Për më tepër, EMRI do të sigurojë edhe mbështetje mentorimi për startupet e përzgjedhura në përgatitjen e tyre më të mirë për të qenë furnizues të suksesshëm të zinxhirit të supermarketeve, këshilla të ekspertëve për finalizimin dhe rritjen e atraktivitetit të produkteve duke përdorur neuromarketing si dhe mbështetje të marketingut në organizimin e një ngjarje promovuese për të prezantuar produkte të mbrojtura dhe analizat e mendimit të konsumatorit për produktet.Përfundimi i marrëveshjeve të shfrytëzuesëve me EMRI do të pasojë pas përfundimit të marrëveshjeve me Fondin.
FD Faktor Trust është një shoqëri faktorizimi financiar që siguron produkte financiare për të financuar transaksionet tregtare.Si partner në sfidën “Startup heronjtë” , Faktor Trust do të kontribuojë në mbështetjen e zhvillimit të prodhuesve të vegjël duke ofruar instrumente financiare për të siguruar likuiditetin e tyre dhe ciklin e pandërprerë të funksionimit.
Qëllimi i sfidës është për të promovuar inovacionin dhe konkurrencën përmes vendosshmërisë së prodhuesve dhe ndërmarrjeve të vogla nga sektori korporativ dhe të sigurojë qasje më të lehtë deri në treg për ndërmarrje të vogla të sapothemeluara.
Buxheti i përgjithshëm për sfidën është 7 milion denarë,me një shumë maksimale për aplikim prej 600,000 ((gjashtëqind mijë) denarë.Shuma e plotë e mjeteve sigurohet nga FIZHT.
Pagesa e mjeteve do të bëhet si më poshtë: 80% avansë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, dhe 20% i mbetur do të paguhet pas miratimit të raportit për projektin e realizuar.
Derisa nuk ka mjaft propozim-projekte cilësore ose nuk plotësohen kushtet për financim, Fondi mbanë të drejtën të mos ndajë mjete financiare.
Të papërshtatshëm për financim janë propozim-projektet në fushat vijuese:
a) Mbështetja e cilit do aktiviteti që numërohet në sektorët e mësipërm nga linjat 2, 3 dhe 4 të këtij neni;
b) Lojërat e fatit në internet dhe kazinotë në internet dhe/ose
c) Pornografia;
d) hulumtime natyrore-shkencore, zhvillime ose aplikacione teknike në lidhje me klonimin njerëzor për qëllime hulumtimi ose terapeutike; dhe/ose për organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ);
Lista e mësipërme e aktiviteteve nuk është kufizuese. Kategoritë e produkteve të përshtatshme për financim:
Vetëm shpenzimet e bëra gjatë kohës së projektit në përputhje me Buxhetin e miratuar të projektit dhe të realizuara deri në fund të projektit janë të përshtatshme për financim.Shpenzimet e deklaruara në buxhet duhet të korrespondojnë me aktivitetet e parashikuara për realizim.
Fondi mbanë të drejtën për të negociuar me fituesit në lidhje me definimin e aktiviteteve të projektit dhe buxhetit në bazë të rekomandimeve të marra nga Komisioni i Vlerësimit dhe Zgjedhjes, ( në tekstin vijues: Komisioni), dhe para nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarjen e shpërblimit.
Në rastë se projekti do bazohet në të drejtat ekzistuese të pronës intelektuale, Garuesi është i detyruar, para nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarje të shpërblimit, të paraqesë prova për të drejtën e shfrytëzimit të pronës intelektuale në llojin e një marrëveshjeje licencimi, marrëveshje kontributi “in-kind” ose lloje tjera të marrëveshjes e cila konfirmon që Garuesi ka të drejtë të shfrytëzojë pronën intelektuale në të cilën bazohen rezultatet e projektit.
Fondi nuk është përgjegjës për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale midis Shfryzëzuesit të mjeteve financiare dhe palëve të treta.
Të gjitha të drejtat dhe njohuritë e pronës intelektuale “know-how” që do të krijohen gjatë implementimit të Projektit dhe/ose si rezultat i zbatimit të Projektit i përkasin Shfrytëzuesit, dhe nëse është e pranueshme, Shfrytëzuesi duhet t’i mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Implementimi i projektit mund të jetë me kohëzgjatje maksimale prej 4 (katër) muaj.
Bazuar në rrethana të justifikuara, Fondi mund të miratojë vazhdimin e zbatimit të projektit për një (1) muaj shtesë bazuar në një kërkesë të paraqitur nga ana e shfrytëzuesit.
Komisioni punon në bazë të Rregullores së Procedurës së Komisionit të Vlerësimit dhe përzgjedhjes, të cilat miratohen në mbledhjen e parë të Komisionit.
KUJDES: Me kërkesë të anëtarëve të Komisionit, Fondi mund të angazhojë ekspertë të cilët do të japin mendim eksperti për aplikime të caktuara, të përshtatshme për fushën e tyre të ekspertizës. Në rast të tillë, mendimi i ekspertit do të merret parasysh nga anëtarët e Komisionit kur vlerësojnë aplikimin.
Procedura, nga marrja e aplikacioneve të marra me përzgjedhjen dhe marrja e vendimit përfundimtar për përzgjedhjen dhe ndarjen e mjeteve financiare për shfrytëzuesit/ëve, përbëhet nga disa hapa:
Kriteret dhe nënkriteret kryesore për vlerësimin e projektit përshkruhen në formularin e Tabelës për vlerësim.
Kur aplikoni, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
Pjesa tjetër e dokumentacionit duhet të jetë e dorëzuar në gjuhën maqedonase. Dokumentacioni i projektit detyrimisht të dorëzohet në formularët e përgatitur nga ana e Fondit. Dokumentacioni i projektit duhet të dorëzohet në internet përmes linkut vijues: www.fitr.mk/startapheroi duke klikuar në butonin “Apliko”.
Afati i fundit për të aplikuar në thirrjen publike është deri më 25.05.2021, deri në orën 14:00. Për financim do të merren parasysh vetëm ato projekt-propozime të paraqitura në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të dhënë.
Rregullat dhe procedurat për zbatimin, vijimi dhe mbikëqyrja e projektit përcaktohen në Rregullat për ndarjen e mjeteve financiare duke organizuar sfida për investime në realizimin dhe tregtimin e inovacioneve të orientuara drejt tregut të shoqërisë tregtare të sapothemeluara
Për të gjitha informacionet shtesë ju mund të:
Në mënyrë që t’iu ndihmojë në përgatitjen e propozim-projektit, për kohëzgjatjen e thirrjes Fondi do të organizojë ngjarje informacioni ku organizatat partnere do të ndajnë informacion në fushat kyçe për të cilat kërkohen zgjidhje; ndihmë teknike falas nga ekspertët; dhe punëtori të mentorimit.
Informacionet për këto aktivitete do të publikohen në kohën e duhur në ueb-faqen e Fondit si dhe në profilet zyrtare të Fondit dhe rrjeteve sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram).
Дали средствата од овој повик може да се употребат за уредување и опремување на простор за производство за каков што имаме потреба?