Zyrtarisht fillon zbatimi i IPA projektit “Green Business Facility”.

#DFIZHT Festim Halili ka pritur në takim pune përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe ekspertët kryesor nga shtëpia konsulente IBF, me çrast edhe zyrtarisht fillon zbatimi i IPA projektit “Greening Business Facility”.

Në fazën e parë të zbatimit të IPA projektit, #FIZHT do të përfshihet në ndërtimin e kapaciteteve, përgatitjen e programeve dhe politikave në vlerë prej 2 milion euro, kurse në fazën e dytë është publikimi i skemës së grantit për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe idetë e tyre të “gjelbra” me vlerë të përgjithshme prej 18 milion euro.