Vazhdon bashkëpunimi me LEAD - Leaders for Education, Activism and Development

Jemi të lumtur që vazhdon bashkëpunimi ynë shumëvjeçar me LEAD, përmes të cilit zbatohet “Programi për Ndërmarrësi Sociale – UPSHIFT”, i mbështetur nga FIZHT dhe @UNICEF Maqedoni.
DFIZHT Festim Halili theksoi se FIZHT gjithmonë përpiqet të mbështesë iniciativat dhe projektet që synojnë të mbështesin sipërmarrësit e rinj dhe të ardhshëm në realizimin e ideve të tyre. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, ne po ofrojmë mbështetje financiare për nxënësit e talentuar të shkollave të mesme nga i gjithë vendi për të punuar në eko- zgjidhje për sfidat e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.