Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i FIZHT me Bankën Botërore

DFIZHT Festim Halili sot ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Bankës Botërore z. Douglas Zeng dhe z. Tatjana Markovska.

Në shenjë të bashkëpunimit të suksesshëm mes FIZHT dhe Bankës Botërore, në takim u diskutua për prioritetet dhe aktivitetet për rritjen e përshpejtuar ekonomike të vendit me qëllim krijimin e një udhërrëfyesi për zhvillimin e sektorit privat, si dhe për identifikimin e instrumenteve dhe fushave për zhvillim të mëtejshëm që kanë përfitime nga asistenca teknike dhe financimi i mundshëm nga Banka Botërore.