Takimi I DFIZHT Festim Halili me Kryeministrin e Malit të Zi z. Dritan Abazoviq

DFIZHT Festim Halili ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq.

Në fokus të bisedës ishte realizimi i iniciativave të përbashkëta për bashkëpunim në projekte inovative dhe transferimi i teknologjive dhe njohurive të avancuara mes dy vendeve. Kryeministri Abazoviq shprehu interesim të madh për projektin tonë të Inteligjencës Artificiale, përmes të cilit mundësojmë komunikim efikas dhe të shpejtë mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, projekt ky që së shpejti do të zbatoj edhe Mali i Zi.

Në kuadër të takimit u diskutua edhe për zbatimin e projektit të përbashkët “Policy Answer” ku vendet tona janë partnere.

Bashkëpunimi i përbashkët mes dy vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë.