Pjesëmarrja e DFIZHT Festim Halili në konferencën shkencore "Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm"

DFIZHT Festim Halili mori pjesë në konferencën shkencore “Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm”, e cila u mbajt në bashkëpunim me Kolegjin Universitar të Biznesit – Tiranë, Universitetin Teknologjik Lodz nga Polonia dhe Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Në kuadër të manifestimit, DFIZHT Halili theksoi nevojën për mbështetje dhe investim më të madh në shkencë dhe hulumtime, për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm dhe të prosperueshëm.

Me aktivitetet e tij, FIZHT kontribuon ndjeshëm në mbështetjen e projekteve shkencore dhe projekteve që bazohen në kërkimin dhe krijimin e zgjidhjeve inovative, të cilat krijojnë ndryshime pozitive në shoqëri.