Interes i madh për pjesëmarrje në punën e Laboratorit të pare Inno Fab Lab në Maqedoninë e Veriut
Të rinjtë treguan interes të madh për pjesëmarrje në punën e Laboratorit të pare në vend Inno Fab Lab, themeluar me mbështetjen e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në kuadër të “Sfida për krijimin e laboratorëve të prodhimit FAB LABS”. Në thirrjen e pare, destinuar për të rinjtë me ide inovatore, që përfundoi më 30 qershor 2022, aplikuan 38 kandidatë nga mosha 15 deri në 29 vjeç të cilët dëshirojnë t’i bashkohen punës së Inno Fab Lab, që gjendet në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup. Numri më i madh i pjesëmarrësve janë nxënës të shkollave të mesme (58%) dhe studentë (37%) dhe gjysma e pjesëmarrësve janë vajza.
Aktualisht është duke u bërë formimi i ekipeve të para që së shpejti do të nisin
punën e tyre në laboratorin e prodhimit dhe prototipizimit të Inno Fab Lab, që është i pajisur me gjeneratën e fundit të printerëve 3D, makinë CNC për dru, metal dhe plastikë, linjë për riciklim të plastikës dhe prese për materialet e përbëra.
Ekipet do të rripunojnë ide inovative dhe do t’i realizojnë ato deri në fazën e prototipit.
Ky laborator do t’u mundësojë të rinjve akses në materiale dhe teknologji të avancuara dhe në këtë mënyrë të gjithë të rinjve entuziast do t’u jepet mundësia të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, si dhe të fitojnë përvojë përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në veprimtarinë hulumtuese-shkencore dhe të ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre dhe shoqërisë.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.