Hapja ceremoniale e Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik (FGJK)

DFIZHT Festim Halili sot mori pjesë në hapjen ceremoniale të Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik (FGJK) për Evropën Lindore dhe rajonin e Azisë Qendrore, që po mbahet në Shkup.
Jemi veçanërisht krenarë për faktin se Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është institucion shtetëror i emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili filloi procesin e akreditimit në Fondin e Gjelbër Klimatik. Me akreditimin e suksesshëm, FIZHT do të jetë i vetmi organ kombëtar që do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në instrumentet financiare të Fondit të Gjelbër Klimatik dhe do të mundësojë mbështetje më të madhe për investimet e gjelbra.
Me këtë hap, FIZHT përfshihet në mënyrë aktive në sfidën globale të përballjes me ndryshimet klimatike dhe arritjes së qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.