FIZHT pjesë e ngjarjes “Sustainability and Climate Change – International Perspective”

Sot në FIZHT u mbajt ligjëratë me temën: “Sustainability and Climate Change – International Perspective”, ku mysafirët tanë ishin studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Mittelhessen nga Gjermania, Universiteti i Shkencave të Aplikuara TTK nga Estonia dhe Instituti i Inxhinierisë Coimbra nga Portugalia.

Aktivitetin e organizuam në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, si pjesë e programit Erasmus+, ku ligjeratat kishin për qëllim njohjen me tema që na shqetësojnë të gjithëve: ndryshimet klimatike, ekonomia e gjelbër, ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit.

FIZHT prezantoi aktivitetet dhe projektet që ndërmarrim nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Patëm rastin të dëgjojmë histori të suksesshme biznesi nga ndërmarrjet: AgFutura, Plan Enzhinering dhe GrinAgro, të cilat janë shfrytëzuese të mbështetjes financiare nga FIZHT.