Në bazë të nenit 4 të Ligjit për pune praktike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/19 dhe 103/21), Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik publikon:
KONKURS PUBLIK PËR PRAKTIKANT NË FONDIN PËR INOVACION DHE ZHVILLIM TEKNOLOGJIK
NUMRI 01/2023
Në bazë të nenit 4 të Ligjit për pune praktikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/19 dhe 103/21), Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik shpall konkurs PUBLIK për angazhimin e 1 (një) praktikant në njësinë e mëposhtme organizative:
– Një praktikant në Departamentin e Veprimtarive Programore, Departamenti i Zbatimit të Programeve, student i ciklit të parë ose të dytë të studimeve ose student i diplomuar i ciklit të parë ose të dytë, në fushën e shkencave ekonomike, teknologjisë kompjuterike dhe informatikës ose shkencave juridike.
Kohëzgjatja e praktikës është 6 (gjashtë) muaj.
Koha e punës së praktikantit është 40 orë në javë (me kohë të plotë).
Praktikanti ka të drejtën e kompensimit për praktikën, të përcaktuar në përputhje me Ligjin për pune praktike, gjegjësisht nga 42% deri në 74% të pagës minimale neto të përcaktuar me ligj, për punë praktike deri në 3 muaj dhe në shumën minimale neto pagë, e përcaktuar në përputhje me ligjin, për praktikën mbi tre muaj të llogaritur nga muaji i katërt.
Kushtet që duhet të plotësojë praktikanti:
Dokumentet për aplikim:
Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik inkurajon të gjithë të rinjtë e papunë, të cilët i plotësojnë kushtet, të aplikojnë në konkursin e publikuar dhe të përfitojnë nga mundësitë për praktikë, që përfshin punë përmes mësimit dhe fitimit të aftësive praktike të punës me qëllim të fitimit të përvojës praktike dhe profesionale, me synim për të përmirësuar papunëshmërinë dhe për të ndihmuar kalimin në punësim të rregullt.
Me rastin e punësimit të praktikantëve do të zbatohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të anëtarëve të komuniteteve dhe pjesëmarrjes së balancuar gjinore.
Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet në afat prej 5 (pesë) ditësh nga data e publikimit të shpalljes në web faqen e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, përkatësisht deri më 16.05.2023, në adresën e mëposhtme të emailit praktikanti@fitr.mk me referencë, , për shpallje publike për praktikantët në Fondin e Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik”.