Ka përfunduar me sukses hakatoni 48-orësh i NASA Space Apps Challenge 2022, organizuar nga NewMen’s Business Accelerator dhe Goldicolls Foundation, gjatë të cilit ekipe të rinjsh krijues nga shkollat e mesme profesionale dhe universitetet nga i gjithë vendi punuan në një nga 22 sfidat e vendosura nga ekspertë dhe shkencëtarë të NASA-s.
DFIZHT Festim Halili pati nderin të jetë pjesë e komisionit të jurisë së ekspertëve, para të cilit 5 ekipe finalistësh prezantuan projektet e tyre inovatore, aftësitë dhe njohuritë në programim, inxhinieri, shkenca natyrore, matematikë, modelim 3D, vizualizim të të dhënave dhe sipërmarrje.
Urime dy ekipeve fituese AERTH dhe YCCC-SPACE EAGLES të cilët fituan një udhëtim dhe vizitë në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, SHBA së bashku me mentorin e tyre për të parë një lëshim rakete por edhe për t’u takuar drejtpërdrejt me ekspertë të NASA-s në fushën e sfidës për të cilën po punonin.
DFIZHT Halili përgëzoi ekipet fituese që treguan me njohuritë dhe aftësitë e tyre se vendi ynë ka të rinj ambiciozë dhe punëtorë, të gatshëm për të pushtuar botën.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.