FIZHT do të jetë institucioni i parë i akredituar në Fondin e Gjelbër Klimatik nga Ballkani Perëndimor

Maqedonia e Veriut sot përfundoi Projektin e Dytë për gatishmërisë të Fondin e Gjelbër Klimatik, me të cilin vendosen themelet për aktivitetet klimatike të udhëhequra nga shteti në të ardhmen. Eventin përmbyllës e organizoi FAO dhe Kabineti i Zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për Çështjet Ekonomike, në rolin e Autoritetit Kombëtar të Përcaktuar për Fondin e Gjelbër Klimatik (FGJK).

Fondi i Gjelbër Klimatik është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në qasjen deri tek mjetet financiare për realizimin e prioriteteve të veprimit klimatik në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe përmbushjen e obligimeve klimatike në kuadër të procesit të para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian.

Në ndërlidhje me rezultatet e Projektit të Parë për Gatishmëri, përfunduar në vitin 2019, në kuadër të Projektit të Dytë, Qeveria dhe FAO punuan së bashku në përforcimin e mëtutjeshëm të njohurive dhe kapacitetin e Autoritetit Kombëtar të Përcaktuar si dhe të partnerëve relevant për qasje në Fondin e Gjelbër Klimatik.

Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua përfitimeve të projektit si – “Finalizimi i Programit Kombëtar të Punës për Fondin e Gjelbër Klimatik me prioritete specifike dhe shqyrtim të detajuar të ideve të projektit/programit (nga palët e interesuara publike dhe private, në nivel kombëtar dhe lokal) në sektorët prioritarë të identifikuar – energjetika, transporti, burimet ujore, bujqësia, mbeturinat, biodiversiteti, shëndetësia, pylltaria dhe trashëgimia kulturore – të cilat do të zbatohen si pjesë e përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut në përballjen me ndryshimet klimatike.


Duke njohur rolin kyç të sektorit privat në zhvillimin rezistent klimatik me emetim të ulët, përmes këtij Projekti të Dytë për Gatishmëri, Qeveria dhe FAO në kuadër të këtij projekti vendosën theks të veçantë mbi çlirimin e potencialit të ndërmarrjeve private vendase për investime klimatike, duke i edukuar ata mbi çështjet lidhur me ndryshimet klimatike, financimet klimatike si dhe përdorimin e teknologjive dhe inovacioneve për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike.


Hapi kryesor në përforcimin e angazhmanit të sektorit privat në veprimet klimatike dhe investimet është vendimi i fundit i Qeverisë i datës 12 prill 2022 për të emëruar Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) si subjekt të parë kombëtar që do fillon procesin e akreditimit për Fondin e Gjelbër Klimatik. Zëvendëskryeministri potencoi rëndësinë e procesit të akreditimit për Fondin e Gjelbër Klimatik, duke shtuar se FIZHT do të jetë institucioni i parë i akredituar për Fondin e Gjelbër Klimatik nga Ballkani Perëndimor me qasje të drejtpërdrejtë në financa nga Fondi, si një institucion me përvojë në menaxhimin e projekteve që ndërlidhen me veprimet klimatike, por gjithashtu ofron mundësi për zgjidhje inovative. “Me këtë proces, Fondi i Inovacionit ngrihet në nivelin e organizatave tjera ndërkombëtare të akredituara për Fondin e Gjelbër Klimatik, si Banka Botërore, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara, BERZH, GIZ, EIB etj.”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Në këtë kontekst, Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Drejtori i FIZHT, nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi që synon forcimin e partneritetit të ardhshëm për të inkurajuar veprimet klimatike në sektorin privat. Si hap i parë, ata shpallën thirrjen e tyre të parë të përbashkët publike për sfidën “Përballja me Ndryshimet Klimatike 2022”. Sfida synon të inkurajojë rritjen e aktiviteteve për zhvillimin dhe aplikimin e teknologjive inovative, produkteve dhe proceseve për të zbutur ose përshtatur efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat do të kontribuojnë në përpjekjet globale për përballjen me ndryshimet klimatike dhe përfshirjen më aktive të sektorit privat në zhvillimin e bizneseve të gjelbra si dhe krijimin e vendeve të reja për punë në këtë fushë.

“Jemi të kënaqur që kemi dhënë një ndikim afatgjatë përtej jetëgjatësis së projektit, duke shfrytëzuar ekspertizën e FAO-s si një ent i akredituar për Fondin e Gjelbër Klimatik, duke mbështetur Maqedoninë e Veriut në rritjen e kapacitetit të saj për të mobilizuar financa klimatike nga Fondi i Gjelbër Klimatik për aktivitete për zbutjen dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike të udhëhequra nga vetë shteti”, tha Nabil Gangi, Zëvendës Përfaqësuesi Rajonal i FAO-s për Evropën dhe Shef i FAO-s në Maqedoninë e Veriut.

Festim Halili, drejtor i FIZHT, theksoi se ky është një shembull real i qëndrueshmërisë së projektit dhe veprimit të menjëhershëm. “Krahas politikave dhe stimujve të qeverisë për të arritur qëllimet klimatike dhe zhvillim të gjelbër, ne i japim sektorit privat një mundësi unike për investime që do të inkurajojnë inovacionin dhe veprimin klimatik në të gjithë sektorët,” shtoi ai.