FIZHT dhe ProCredit Banka nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të mbështetur ndërmarrjet startup

FIZHT dhe Banka ProCredit nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me të cilin ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përfshirë edhe ndërmarrjet startup, do të kenë qasje më të lehtë në mjetet financiare për realizimin e bizneseve të tyre inovative.

Përfitimi kryesor për ndërmarrjet do të jetë se banka do të ofrojë mbështetje shtesë financiare përmes paketës Startup, dedikuar ndërmarrjeve startup.

Pakoja Startup e Bankës ProCredit përfshin mirëmbajtjen plotësisht falas të llogarisë për dy vitet e para nga data e themelimit të ndërmarrjes dhe kryerjen e një numri të pakufizuar transaksionesh në vend me tarifë prej 0 denarë. Për më tepër, paketa përfshin këshilltar personal për klientët e biznesit, bankim plotësisht elektronik, komisionet më të ulëta dhe fikse për transaksionet me vendet e huaja dhe hyrje të automatizuara dhe pa pagesë jashtë vendit, mundësinë e kreditimit pas 12 muajsh aktivitet të ndërmarrjes, kartelë kredititore.

Më shumë informacion rreth pakos në: https://www.pcb.mk/tartapi.nspx

Një mundësi shtesë për të gjitha ndërmarrjet startup dhe frilenserë është hapësira e re e rregulluar në mënyrë moderne, inovative dhe falas për bashkë-punim Hive Room, e cila mund të përdoret falas duke aplikuar në linkun e mëposhtëm: https://www.pcb.mk/hiveroom/mk