Ekipi i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, për herë të parë ka mbajtur një takim konsultativ me donatorët e huaj, për aktivitetet e planifikuara në programin e ri vjetor të Fondit, të planifikuar për vitin 2022.
Duke marrë parasysh performancën e Maqedonisë së Veriut në aspektin e indeksit Global të inovacionit dhe rangimit Evropian të inovacionit, si dhe bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e OECD në lidhje me politikat e konkurrencës publike, inovacionet dhe mbështetjen për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, FIZHT krijoi një qasje të re për të mbështetur veprimtarinë e inovacionit për vitin e ardhshëm.
Para përfaqësuesve të bankës Botërore, Delegacionit të BE-së, Ambasadës së Zvicrës, shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ – Maqedonia e Veriut, projekti EU4Growth, USAID, Maqedonia2025, EBRD BAS, EBRD Advice for Small Businesses (Këshilli i bizneseve të vogla në Maqedoninë e Veriut), Swiss EP – Program Zviceran për rritje të punësimit në treg (IME), Oda Amerikane në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, prezantoi pesë shtyllat kryesore që do të jenë në fokus të Fondit në vitin 2022.
Në kuadër të “Venture Capital” në Maqedoninë e Veriut, Fondi për vitin e ardhshëm në programin e tij parasheh një fond Investues hibrid prej 27 milionë euro, në të cilin shteti do të investojë 10 milionë euro, qasje e re investuese për akceleratorët me fokus në gatishmërinë për startup-et, si dhe thirrjen publike për komercializimin e inovacioneve me një qasje të re për tërheqjen e investimeve të sektorit privat.
Para donatorëve u prezantuan gjithashtu aktivitetet në lidhje me financimin e drejtpërdrejtë, të cilat përfshijnë një thirrje publike për zhvillim teknologjik, zgjerim teknologjik që do të forcojë mbështetjen e odave apo grupeve të inovacioneve, thirrje publike për kompanitë startup-e, grante bashkëpunuese, kupona inovacioni, kupona të inovacioneve digjiitale si dhe Programi për inovacione korporative.
Përfaqësuesit e FIZHT-it diskutuan me pjesëmarrësit edhe për investimet tematike të planifikuara në agroteknologji përmes thirrjes publike për komercializimin e teknologjisë bujqësore, sipërmarrjes sociale – startup-et me ndikim në biznes dhe startup-eve diptek përmes një thirrjeje publike për startup-e dhe një fondi të veçantë për digjitalizim në sektorin publik.
Fondi për vitin e ardhshëm në programin e tij parashikon edhe investime në fusha të reja në fushën e: teknologjisë së gjelbër, fintech dhe teknologjive në shëndetësi.
Shtylla e pestë, mbi të cilën FIZHT-i do të vazhdojë të punojë në vitin 2022, do të nënkuptojë investime në infrastrukturën e inovacionit, qendrat e inovacionit digjital, laboratorët e rinj FabLabs, akceleratorët, programet e reja të mentorimit dhe mbështetjen për të rinjtë përmes programeve UpShift, Junior Achievement dhe thirrja publike për „Sfidë për studiuesit e rinj”.
Пред донаторите беа претставени и активностите поврзани со директно финансирање кои опфаќаат јавен повик за технолошки развој, технолошка екстензија со која ќе се зајакне поддршката на коморите односно иновациските кластери, јавен повик за стартап компании, колаборативни грантови, иновациски ваучери, ваучери за дигитални иновации како и Програма за корпоративни иновации.
Претставниците на ФИТР со присутните дискутираа и за планираните тематски инвестиции во агритехнологија преку јавен повик за комерцијализација на земјоделската технологија, социјално претприемништво- бизнис импакт стартапи и диптек стартапи преку јавен повик за стартапи и засебен фонд за дигитализација во јавниот сектор.
Фондот за наредната година во својата програма предвидува и инвестиции во нови полиња од областа на: зелена технологија, финтек и технологии во здравството.
Петтиот столб на кој ќе продолжи да работи ФИТР и во 2022 година, ќе подразбира инвестиции во иновациска инфраструктура, дигитални иновациски хабови, нови ФабЛабс лабаратории, акцелератори, нови менторски програми, и поддршка за младите преку програмите Апшифт, Џуниор ачивмент и јавниот повик „Предизвик за млади истражувачи“.