Festim Halili ishte i pranishëm në Çmimet shqiptare të inovacioneve udhëheqëse-teknologjia informatike dhe e komunikimit

DFIZHT Festim Halili këtë fundjavë mori pjesë në mbrëmjen e dhjetë jubilare Gala në të cilën u shënua ndarja e Çmimeve Shqiptare për inovacionin udheheqës – Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit për 2021-2022.

Evenimenti, i cili u mbajt në Tiranë, synon të mbledh në një pikëtakim idetë dhe mendjet më të spikatura nga Shqipëria, Ballkani dhe diaspora dhe të festojë inovacionet e tyre, arritjet në teknologji, frymën sipërmarrëse dhe zhvillimin e ekosistemit startup.

Në fjalimin e tij DFIZHT Halili shprehu mbështetjen e tij dhe përshëndeti idenë e Çmimeve Shqiptare për inovacionin udheheqës – Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, të cilët japin mirënjohje për ata që janë inovatorë, të guximshëm, ëndërrojnë pa kufizime dhe ndikojnë se si do të duket e ardhmja jonë.