'Dixhitalizimi i bujqësisë

Në bazë të nenit 27 të Ligjit të Veprimtarisë Inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/18), si dhe në lidhje me Rregullat për organizimin dhe kryerjen e konkurseve ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe të teknologjisë nga 20.01.2020, ark. nr. 01-514/17, Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe kryerjen e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020numri 01-797/6, dhe Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e konkurseve dhe sfidave për inkurajim të inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020,ark. numri 01-1662/5, Bordi drejtues i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në ditën ХХ.ХХ. 2021 , miraton tekstin e thirrjes publike për:

DIGJITALIZIMI I BUJQËSISË

Në përputhje me agjendën e KB-së, deri në vitin 2030 sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimit duhet të sigurohen dhe duhet të zbatohen praktika të qëndrueshme bujqësore që rrisin produktivitetin dhe prodhimin, të cilët ndihmojnë në mirëmbajtjen e eko-sistemeve, të cilat forcojnë kapacitetin për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, kushtet ekstreme të motit, thatësira , përmbytjet dhe katastrofat e tjera të cilat gradualisht përmirësojnë cilësinë e vendit dhe tokës.

KOVID-19, deri më tani si krizë e paparë shëdentësore, ekonomike dhe sociale që rrezikon jetën dhe ekzistencën, ka bërë një sfidë edhe më të madhe në arritjen e këtyre qëllimeve. Në kohën kur po ballafaqohemi me efektet e pandemis në sektorët e ushqimit dhe bujqësisë, nevojiten në kohë masa për të siguruar që zinxhirët e furnizimit me ushqim të mbahen gjallë për të minimizuar rrezikun e goditjeve të mëdha që kanë ndikim të rëndësishëm tek të gjithë, respektivisht tek më të varfrit dhe kategoritë më të prekshme.

Roli i inovacionit dixhital në bujqësi është të shfrytëzojë fuqinë e teknologjive dixhitale për të pilotuar, përshpejtuar dhe rritur idenë inovative me potencial të lartë për ndikim pozitiv në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit. Në periudhën e kaluar, bujqësia, së bashku me gjuetinë, pylltarinë dhe peshkimin kanë arritur një rritje totale të vlerës së shtuar bruto prej 4.5%. Sektori regjistron një rritje të vazhdueshme vjetore me vlerë nga 871,400,000 euro në 2014 në 910,900,000 euro në 2019, përveç në 2017 për shkak të ndikimit të kushteve të motit. Nga ana tjetër, pesha relative e sektorit të bujqësisë në vlerën e shtuar bruto u ul nga 10.2% në 8.1% për shkak të vlerës së shtuar më të lartë të realizuar në aktivitetet e tjera ekonomike më shtytëse. Së bashku me industrinë e përpunimit, pjesëmarrja në BPV arrin 12% në BPV, respektivisht është në vendin e tretë pas industrisë dhe shërbimeve. Sidoqoftë, kjo industri mbetet e panjohur dhe e fragmentuar, ndërsa pranimi i teknologjive dixhitale zvhillohet shumë ngadalshëm.

Bujqësia dixhitale në mënyrë ideale çon në rritje ekonomike me atë që u mundëson bujqëve të nxjerrin prodhimin maksimal nga vendi i tyre. Informacionet në kohë dhe të sakta kontribuojnë në marrjen e vendimeve të rregullta dhe në kohë që rezultojnë me sukses në kultivimin e kulturave bujqësore, rritjen e produktivitetit dhe rritjen e të ardhurave.

Me këtë sfidë, ne po kërkojmë startup të avancuar që kanë zhvilluar tashmë prototip të një produkti / shërbimi inovativ, i cili do të kontribuojë në rritjen e produktivitetit dhe të ardhurave të fermave bujqësore, duke siguruar sistemin e qëndrueshëm të prodhimit ushqimor dhe përshpejtimin e transformimit dixhital të sektorit bujqësor.

Të shfrytëzojmë teknologjinë për të përmirësuar të gjitha segmentet e prodhimit bujqësor!

Kjo sfidë e fondit është realizuar në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPE) dhe Programin për rritjen e punësimit në treg (EMRI)..

Teknologjitë bujqësore mund të përfshijnë një spektër të gjërë të produkteve, shërbimeve ose aplikacioneve që lidhen me bujqësinë: fluturake papilot, imazhe satelitore dhe sensorë, rrjetet e sensorëve të themeluara në IoT, monitorim të parashikimit të motit, ujitje automatike, kontroll të dritës dhe nxehtësisë, analiza inteligjente e softuerit për parashikimin e dëmtuesve dhe sëmundjeve te bimët, bioteknologjia, menaxhimi i makinerive bujqësore, menaxhimi i tokës dhe zgjidhjet e themeluara në aplikimet me të cilat fermerët përmes telefonave të tyre inteligjentë mund të marrin informacion në lidhje me çmimet e kulturave bujqësore, sezonin e mbjelljeve, zbatimin e masave agroteknike, teknikat e vjeljes, kur dhe ku të shesin produktet e tyre, etj.

Për më tepër, zgjidhjet e propozuara inovative mund të lidhen me dixhitalizimin e aktiviteteve pas-vjeljes dhe procesin e përpunimit të produkteve bujqësore, të cilat mund të përfshijnë produkte, shërbime ose aplikacione dixhitale që shfytëzohen për të përmirësuar dhe monitoruar proceset e vjeljes, transportit, klasifikimit, ruajtjes, paketimit , etiketimi, përpunimi në shpërndarjen në treg në mënyrë që të shtojë vlerë të produkteve, duke rritur efikasitetin e proceseve, humbjet e vogla dhe mbeturinat, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.

Sa i përketë kësaj, brenda sfidës”Dixhitalizimi i bujqësisë”secili Garues ka mundësinë të paraqesë një zgjidhje të propozuar në një nga kategoritë e mëposhtme:

  • BUJQËSI INTELIGJENTE/ Smart farming

Bujqësia inteligjente ka një qasje holistike ndaj inovacionit bujqësor dhe paraqet miratimin dhe kombinimin e teknologjive inteligjente siç janë: sensorët e kombinuar, interneti i gjërave (Internet ofThings-IoT), automatizimi dhe platformat e bazuara në re të cilët e përmirësojnë çdo aspekt të menaxhimit të mbjelljeve dhe i transformojnë prodhimet bujqësore.

  • BUJQËSI E PRECIZUAR

Bujqësia e precizuar ose menaxhimi specifik i kulturave bujqësore (SSCM) nënkupton shfrytëzimin e sondeve për të matur parametra të përcaktuara, imazhe satelitore ose dronë për krijimin e strategjive për efikasitetin më të mirë dhe shfrytëzimin e praktikave të përparuara të bujqësisë për ndjekje, përpunim dhe menaxhim të mbjelljeve dhe mbëltimeve.

  • ROBOTIKA DHE AUTOMATIZIMI

Robotika e përparuar, makineria e automatizuar dhe dronët janë çelësi për rritjen e efikasitetit të prodhimit bujqësor në të ardhmen. Mekanizimi i madh i automatizuar mund të marrë shumë aspekte të bujqësisë në shkallë të mëdha. Gjenerata e re e manipuluesve preciz robotikë mund të locojnë dhe të identifikojnë produktin, ta vjelin dhe mbledhin atë bazuar në madhësinë dhe shkallën e pjekurisë.

Për më tepër, sistemet automatike për ujitje optimizojnë rritjen e mbjelljeve dhe përdorimin e ujit për të njëjtat.

  • Bioteknologjia (BIOTECH)

Arritjet e fundit në bioteknologji kanë kontribuar shumë në përmirësimin e prodhimit bujqësor. Me ndihmën e inxhinierisë gjenetike krijohet fara dhe materiali për mbjellje që është e përshtatur në mjedise të ndryshme dhe ndryshime klimatike. Përveç kësaj, bioteknologjia ndihmon në identifikimin e mënyrave më të mira për luftën kundër dëmtuesit.

  • BAZAT E TË DHËNAVE DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE ПОДАТОЦИ И ВЕШТАЧКА ИНТЕЛИГЕНЦИЈА

Bazat e të dhënave dhe inteligjenca artificiale optimizojnë pothuajse të gjitha aspektet e menaxhimit të mbjelljeve përmes shfrytëzimit të sondeve dhe sensorëve që evidentojnë kushtet e motit, si dhe evidentimin e ndryshimeve në përbërjen dhe strukturën e tokës dhe efikasitetin e prodhimit të kulturave. Këto dy teknologji sjellin përmirësime në biznes dhe proceset operacionale bazuar në informacionin tashmë të marrë.

  • DIGJITALIZIMI I AKTIVITETEVE TË PAS-VJELJES DHE PËRPUNIMIT

Zgjidhjet dixhitale mund të zbatohen në aktivitetet pas-vjeljes siç janë operacionet për kontrollim të pjekjes dhe tharjes, transporti deri në qendrën e paketimit, klasifikimi, pastrimi, përzgjedhja, ruajtja në temperaturë të kontrolluar dhe atmosferike, sistem për zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit, zvogëlim të mbetjeve të produkteve, inspektim të pajisjeve mbrojtëse të shfrytëzuara (pesticide, insekticide) tymosje, dhe sisteme shtesë për kontrollim dhe përmirësim të cilësisë. Propozimi për teknologji të përparuar dixhitale mund t’u referohet mënyrave dhe materialeve të qëndrueshme për paketimin, ridizajnimin dhe ndjekjen e procesit të parapërpunimit dhe përpunimit të të dhënave në çdo pjesë të zinxhirit deri në shitje me pakicë.

  • DRONET DHE SATELITËT

Dronët dhe satelitët i matin dhe i mbikëqyrin fushat, krijojnë harta në terren, e kontrollojnë cilësinë e punës në fushat dhe sigurojnë sasi të mëdha të të dhënave fito-gjeomorfologjike për menaxhim optimal të bujqësisë. Për shembull, kamerat multispektrale dhe hiperspektrale të vendosura në fluturake papilot tregojnë përdorimin e përpunimit të ujit dhe plehrave, rendimentet e kulturave që tregojnë shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve, të cilat në fund të fundit kontribuojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve në një fazë të hershme dhe sigurojnë rendimente më të larta.

  • INTERNETI I GJËRAVE (IoT)

Interneti i gjërave integron teknologjitë për sensorët dhe zgjidhjet e monitorimit në procesin ekzistues bujqësor (mekanizimin) për të gjeneruar të dhënat e sakta të nevojshme në vendimmarrjen e përditshme të bujqëve dhe bizneseve bujqësore. Përpunimi i të dhënave në kohë reale kontribuon në aktivizimin dhe ndjekjen e efektivitetit të sistemeve të automatizimit dhe përmirësimin e tyre në të ardhmen.

  • Zbatimi i projektit mund të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.

    Fondi, bazuar në rrethana të justifikuara, mund të miratojë vazhdimin e zbatimit të projektit deri në 6 (gjashtë) muaj.

Për financimin e projekteve brenda kësaj thirrjeje, është siguruar një buxhet i përgjithshëm prej 6.000.000 (gjashtë milion) denarë.

Për një propozim individual të projektit, Fondi siguron financim deri në 90% (nëntëdhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në një shumë maksimale prej 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) denarë.Në anën e garuesit, duhet të jenë të siguruara minimum 10% (dhjetë përqind) të buxhetit total të projektit.

Mjetet e marra nga Fondi sipas cilësdo bazë tjetër ose cilësdo ndihme tjetër shtetërore, nuk do të konsiderohen fonde të pranueshme për bashkëfinancim nga Garuesi – shfrytëzues i mjeteve financiare nga Fondi.

Derisa nuk ka mjaft propozim-projekte cilësore ose nuk plotësohen kushtet për financim, Fondi mbanë të drejtën të mos ndajë mjete financiare.

“Programi për Rritjene Punësimit në Treg”(IME) i financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim do të sigurojë dy lloje të mbështetjes për aplikuesit dhe shfrytëzuesit e ardhshëm: mbështetja e mentorimit dhe mbështetja në lidhjee komercializimine inovacionit.

  • Mbështetje mentorimi:
  • Takime individuale të mentorimit me aplikuesit e përzgjedhur – shfrytëzues të Fondit me qëllim që të zbulojnë funksionalitetet e zgjidhjes së propozuar, të paraqesin përfitimet e zgjidhjes, sigurimit të informacionit kthyes nga sektori për të përmirësuar zgjidhjen dhe interesin fillestar për shfrytëzim komercial.
  • Mbështetje në komercializimin e inovacioneve::
  • Prezantimi para palëve të interesit në sektor
  • Lidhja me ndërmarrje ose fermerë të cilët do të ishin shfrytëzues potencial të zgjidhjeve, shërbimeve digjitale të zhvilluara / shërbimeve (në varësi të rezultateve të arritura gjatë zhvillimit të zgjidhjes)

Mbështetja do t’i drejtohet shfrytëzuesve të fondit të zgjidhur në këtë sfidë të cilët do të zhvillojnë zgjidhje digjitale që janë aplikues në sektorin e bujqësisë në fushat e frutave dhe perimeve të freskëta, pemëve dhe perimeve të përpunuara, vreshtarisë dhe prodhimit të verës. Lidhjae marrëveshjeve të përdoruesve me IME do të pasojë pas lidhjessë marrëveshjeve me Fondin.

Thirrja publike ka për synim startup-et që mund të ofrojnë zgjidhje inovative / ose të avancuara teknologjikisht më vete, ose në bashkëpunim me një institucion që kryen arsim të lartë, respektivisht veprimtari kërkimore-shkencore ose ndërmarrje tjetër.

Garuesi (Garuesi Kryesor) duhet të jetë një person juridik që i plotëson kushtet e mëposhtme:

  • Të jetë një shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin e Shoqërive Tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Në momentin e aplikimit të mos jenë të kaluara më shumë se 6 vjet nga dita e themelimit të shoqërisë tregtare;
  • Të jetë me shumicë të pronësisë maqedonase (me 50.1% ose më shumë);
  • Të ardhurat vjetore të ndërmarrjes të mos kalojnë 10,000,000 (dhjetë milion) euro në dy vitet e mëparshme fiskale, sipas raporteve financiare;
  • Të jetë një ndërmarrje me maksimum 250 të punësuar;
  • Të mos ketë lidhje (në përputhje me Ligjine Shoqërive Tregtare) me një ndërmarrje tjetër, së cilës të ardhurat vjetore tejkalojnë 10,000,000 (dhjetë milion) euro, dhe numri mesatar i të punësuarve të mos kalojë 250 në dy vitet fiskale të mëparshme, përveç në rastin e një lidhje kapitali me arsim të lartë, respektivisht një institucion hulumtues-shkencor;
  • Kundër tij të mos jetë e ngritur asnjë procedurë falimentimi ose procedurë likuidimi.
  • Të ketë shlyer detyrimet e duhura në bazë të detyrave dhe kontributeve publike;
  • Kundër tij të mos jetë filluar procedurë e shumës për ekzekutim me forcë të pretendimeve monetare të prapambetura;
  • Për të përmbushur kushtet e Ligjit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore dhe Dekretin për kushtet dhe procedurën për ndarjen e ndihmës së vogël (de minimis), respektivisht:
  • Të mos keni grumbulluar më shumë se 200,000.00 (dyqind mijë) euro ndihmë të vogël për periudhë prej tre viteve fiskale, të përfshirë edhe shumën e kërkuar nga mjetet e fondit në përputhje me Ligjin e Kontrollit të Ndihmës Shtetërore dhe Dekretin për Kushtet dhe Procedurën e Ndarjes së Ndihmës me Rëndësi Minimale (de minimis);
  • Të mos keni grumbulluar më shumë se 100,000.00 (njëqind mijë) euro ndihmë të vogël për periudhë prej tre viteve fiskale, të përfshirë edhe shumën e kërkuar nga mjetet e Fondit, nëse ndërrmarrja është aktive në sektorin për trafikun rrugor, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore dhe Dekretin për kushtet dhe procedurën e ndarjes së ndihmës së vogël (de minimis);
  • Të mos jetë në vështirësi (një ndërmarrje në vështirësi është një ndërmarrje që nuk është në mundësi të përmbushë detyrimet e saj nga resurset e saj ose me pasuri që mund të marrë nga pronari / aksionarët ose kreditorët e saj për t‘i ndaluar humbjet, të cilat pa ndërhyrje të jashtme nga ofruesit e ndihmave sigurisht që do të çojnë deri në ndërprerjen afatshkurtër dhe afatgjatë të punës së ndërmarrjes), dhe
  • Të mos merren me prodhimin e qymyrit.

Derisa propozim-projekti përfshin bashkëpunim të Garuesit me ndërmarrje tjetër, kushtet për partnerin janë të njëjtat si edhe për Garuesin kryesor.

Gjatë aplikimit në partneritet ose konsorcium, mbajtës kryesor i projektit është Garuesi kryesor .

Aktivitetet e parashikuara në propozim-projektin duhet të korrespondojnë me fazat e hulumtimit dhe zhvillimit, respektivisht në përparimin e teknologjisë nga prototipi në produkt / shërbim të konfirmuar në mjedis real dhe të gatshëm për treg – Niveli i Gatishmërisë së Teknologjisë (TRL5-TRL9).

Aktivitetet mund të përfshijnë::

  • Aktivitetet për testim;
  • Struktura;
  • Aktivitetet për hulumtim dhe zhvillim;
  • Aktivitetet për mbrojtjen e pronës intelektuale;
  • Furnizimi ose përpunimi i pajisjeve specifike, mjeteve të TIK dhe materialeve të harxhuara që lidhen me realizimin e projektit
  • Aktivitetet e marketingut dhe shitjes (që synojnë arritjen e zgjidhjes për gatishmërinë dhe pjekurinë e investimeve për futjen në treg).

Lista e mësipërme e aktiviteteve nuk është kufizuese.

Aktivitetet e marketingut dhe shitjes (që synojnë arritjen e zgjidhjes për gatishmërinë dhe pjekurinë e investimeve për futjen në treg).

Shpenzimet e pranueshme të financimit:

  • Pagat bruto (vetëm për punonjësit e garuesit kryesor). Shumat e pagave bruto për punonjësit e angazhuar në projekt duhet të korrespondojnë me praktikat e vendosura të shfrytëzuesit para fillimit të projektit, të zvogëluara për shumën e subvencionit të mundshëm shtetëror të marrë në bazë të pagës;
  • Blerja dhe / ose marrja e pajisjeve dhe materialeve të harxhuara për hulumtim dhe zhvillim;
  • Shërbimet e nënkontraktuara të hulumtimit dhe zhvillimit (p.sh. testimi, shërbimet laboratorike, etj.);
  • Angazhimi i ekspertëve/këshilltarëve për hulumtim dhe zhvillim;
  • Angazhimi i konsulentëve për nevoja të tjera që lidhen drejtpërdrejt me rezultatet e pritura të projektit (ekspertizë në lidhje me menaxhimin e inovacionit, menaxhimin financiar, mobilizimin e mjeteve dhe kapitalit, zhvillimin e biznesit, marketingun, çështjet juridike, mbrojtjen e pronës intelektuale, etj.);
  • Përgatitja dhe paraqitja e kërkesës për patentë, mbrojtja e markës tregtare dhe dizajni industrial, sigurimi i cilësisë, etj;
  • Mbështetje për zyrën dhe biznesin (marrja me qira e hapësirës, shpenzimet e përgjithshme, tarifat bankare, shërbimet e kontabilitetit, pritja dhe lloje të tjera të shpenzimeve administrative) në shumë maksimale prej 15% (pesëmbëdhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Vetëm shpenzimet e bëra gjatë kohës së projektit në përputhje me buxhetin e miratuar të projektit dhe të realizuara deri në fund të projektit janë të pranueshme për financim.

Shpenzimet e papranueshme për financim:

  • Shtesa pagash;
  • Shpenzimet për furnizimin e mallrave, shërbimeve dhe punëve nga ndërmarrjet publike vendore;
  • Shpenzimet e interesit ose borxhit në cilën do anë;
  • Shpenzimet dhe provizionet për humbjet ose borxhet e kaluara dhe të mundshme në të ardhmen;
  • Shpenzimet për ushqim dhe hotelieri;
  • Shpenzimet për ushqim dhe hotelieri;
  • Shpenzimet për rekrutim të stafit (shpenzimet për botimin e reklamave, provizionet nga agjencitë për punësim, shpenzimet në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve, etj) dhe shpenzimet për zhvendosje;
  • Pagesat në para nga llogaria e caktuar për projektin;
  • Shpenzimet për shërbimet e konsulentëve të siguruara nga ana e pronarit/ëve të Shfrytëzuesit;
  • Shpenzimet e shërbimeve të konsulentëve të siguruara nga persona të punësuar tek Shfrytëzuesi;
  • Marrja me qira e lokaleve të biznesit nga një qiradhënës i cili merr pjesë në aktivitetet e projektit ose është person i lidhur me Shfrytëzuesin;
  • Shpenzimet për realizimin e aktiviteteve që më parë ishin të financuara nga burime tjera;
  • Furnizimi i pajisjeve të përdorura dhe
  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), në rast se subjekti i shpërblyer ka të drejtë për një rimbursim të TVSH-së.

Vetëm shpenzimet e bëra për aktivitetet e kryera gjatë kohëzgjatjes së projektit, të cilat janë në përputhje me Buxhetin e aprovuar të projektit dhe Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisëdo të merren parasysh për shpenzime të pranueshme.

Fondi mban të drejtën për të negociuar me fituesit në lidhje me definimin e aktiviteteve të projektit dhe buxhetit në bazë të rekomandimeve të marra nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes (në tekstin vijues: Komisioni), ndërsa para nënshkrimit të Marrëveshjes së ndarjes të shpërblimit.

Në rastë se projekti do bazohet në të drejtat ekzistuese të pronës intelektuale, Garuesi është i detyruar, para nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarje të shpërblimit, të paraqesë prova për të drejtën e shfrytëzimit të pronës intelektuale në llojin e një marrëveshjeje licencimi, marrëveshje kontributi “in-kind” ose lloje tjera të marrëveshjes e cila konfirmon që Garuesi ka të drejtë të shfrytëzojë pronën intelektuale në të cilën bazohen rezultatet e projektit.

Fondi nuk është përgjegjës për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale midis Shfryzëzuesit të mjeteve financiare dhe palëve të treta.

Të gjitha të drejtat dhe njohuritë e pronës intelektuale “know-how” që do të krijohen gjatë implementimit të Projektit dhe/ose si rezultat i zbatimit të Projektit i përkasin Shfrytëzuesit, dhe nëse është e pranueshme, Shfrytëzuesi duhet t’i mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Procedura, nga pranimi i aplikacioneve të marra deri te përzgjedhja dhe marrja e vendimit përfundimtar për përzgjedhjen dhe ndarjen e pajisjeve të financuara të shfrytëzuesit/et, përbëhet nga disa hapa:

  • Verifikimi administrativ i aplikimeve (nëse aplikimi është i plotë dhe në përputhje me kushtet e pranueshmërisë të përmendura në thirrjen publike)
  • Vlerësimi i parë i propozim-projektit (parapërzgjedhja)
  • Vlerësimi i parë i propozim-projektit (parapërzgjedhja)
  • Përzgjedhja e propozim-projekteve më të mira 
  • Nënshkrimi i kontratave

Çdo propozim-projekt vlerësohet nga Komisioni iVlerësimit dhe i Përzgjedhjes i cili përbëhet nga:

  • Një (1) ekspert i jashtëm në fushën e sfidës
  • Një (1) ekspert në fushën e zhvillimit të biznesit dhe/ose marketingut dhe shitjeve
  • Два (2) претставници од партнерските институции
  • Një (1) përfaqësues i Fondit

Komisioni punon në bazë të Rregullores së Procedurës së Komisionit të Vlerësimit dhe përzgjedhjes, të cilat miratohen në mbledhjen e parë të Komisionit.

SHËNIM: Me kërkesë të anëtarëve të Komisionit, Fondi mund të angazhojë ekspertë të cilët do të japin mendim ekspertësh për aplikime të caktuara, të përshtatshme për fushën e ekspertizës së tyre.Në rast të tillë, mendimi i ekspertit do të merret parasysh nga anëtarët e Komisionit gjatë vlerësimit të aplikacionit.

Kriteret kryesore për vlerësimin e propozim-projekteve janë:

  • Shkalla e inovacionit
  • Kapaciteti i ekipit të projektit;
  • Cilësia e projektit;
  • Potenciali i tregut
  • Ndikimi

Kriteret kryesore dhe nënkriteret për evoluimin e projektit përshkruhen në formën Tabelës për vlerësim.

 

Kur aplikoni, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

Dokumentacioni i projektit (i cili duhet të nënshkruhet nga një përfaqësues i autorizuar i Garuesit dhe të shtypet, dhe i disponueshëm përmes faqes së internetit të Fondit):

  • formular i aplikimit për projektin i plotësuar mjeshtërisht
  • formular I buxhetit për projektin i plotësuar mjeshtërisht
  • Deklarata e Garuesit për pranimin e kushteve të Fondit
  • Deklarata e noterizuar për pronësinë – strukturën themeluese të Garuesit dhe

Biografitë e shkurtëra të personave kryesor të angazhuar në projekt (për maksimum pesë persona)

I gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në gjuhën maqedonase. Dokumentacioni i projektit duhet të dorëzohet në formularët e përgatitura nga ana e Fondit.

Dokumentacioni i projektit së bashku me biografitë e shkurtra që do të bashkëngjiten në formularin e aplikimit, në dispozicion në lidhjen e mëposhtme: https://fitr.mk/agrodigital/ klikuar në butonin “Apliko”

Afati i fundit për të aplikuar për thirrjen publike është deri në 12.04.2021, deri në 14:00.

Vetëm ato projekt-propozime që janë dorëzuar në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar do të konsiderohen për financim.

Rregullat dhe procedurat për zbatimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e projektit definohen në dokument. Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të nxitur inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020 dhe Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidat për inkurajimin e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020 dhe 01.06.2020.

Për të gjitha informacionet shtesë ju mund:

  • na shkruani në adresën e postës elektronike: agrodigital@fitr.mk
  • për të thirrur në numrin e telefonit: 02 3145 258

Në mënyrë që t’iu ndihmojmë në përgatitjen e propozim-projekteve, Fondi do të organizojë informacione-ngjarje gjatë thirrjes; ndihmë teknike falas nga ekspertët; dhe punëtori të mentorimit.

Informacionet për këto aktivitete do të publikohen në kohën e duhur në uebfaqen të fondit si dhe në profilet zyrtare të fondit dhe rrjeteve sociale të IME (Facebook Instagram).

    1. Со оглед на тоа дека кофинансираните средства не се враќаат во рок од 5 години (како што е случај за други повици), до кога траат обврските кон Фондот? Дали траат додека трае проектот и кофинансирањето (на пример 6 месеци)?

    Во рамките на овој повик, обврските траат се до завршувањето на имплементацијата на проектот.

    1. Дали може да се користи постоечката сметка на стартап компанијата која ке аплицира на повикот, со оглед на тоа дека на таа сметка нема друг промет? Едиствен промет на таа сметка би биле евентуалното финасирање на проектот и трошоците за истиот.

    Сметката може и претходно да биде отворена, но истата треба да е чиста и преку неа да не се спроведуваат никакви плаќања ниту да има приливи за времетраење на проектот.

    1. Дали може да конкурираме со дигитализација на инкубатор за пилиња и примена на обновливи извори на енергија во овој сектор? Гранката живинарство не е спомната, но таа спаѓа под земјоделие.

    Сточарството како дел од земјоделството секако е во рамките на овој предизвик. Проектот ќе ги исполни условите на повикот доколку влезе во некоја од следните области на дигитализација:Паметно земјоделство, Прецизно земјоделство, Роботика и автоматизација, Биотехнологија, Бази на податоци и вештачка интелигенција, Дигитализација на пост-бербени активности и преработка, Дронови и сателити и Интернет на нештата.

    1. Дали можат да аплицираат трговските фирми кои имаат повеќе од 6 години од основањето? Какво решение имате за нив?

    Овој јавен повик е наменет за новоосновани трговски друштва (стратапи) кај кои не се поминати повеќе од 6 години од основањето. Доколку има поминато повеќе од 6 години од основањето на трговското друштво постојат 2 можности:

    • да биде основано ново претпријатие стартап кој ќе го развива предложениот производ или
    • да ја разгледате можноста за аплицирање на друг јавен повик на ФИТР во иднина
    1. Nали партнерот/ член на конзорциумот треба да биде исклучиво правно лице или е возможно тоа да биде и физичко лице ангажиран како надворешен консултант/советник за потребите на проектот.

    Доколку предлог-проектот вклучува соработка на натпреварувачот со друго претпријатие, условите за партнерот се исти како и за водечкиот натпреварувач. Тоа значи дека партнерот треба да биде правно лице кои ги исполнува истите услови како и водечкиот натпреварувач. Партнерството истовремено може да означува и директно учество во буџетот односно во кофинансирањето на проектот. Доколку нема партнер во проектот, податоците за натпреварувачот се внесуваат само во првиот, воведен дел на апликацијата, во Точка 1. Основни податоци за натпреварувачот. Соработката со трети страни може да биде остварена и преку договори со правни или физички лица за вршење на одредени работи поврзани со проектот, што се евидентира во проектната апликација како и во буџетот на проектот: ставка III Трошоци за техничка поддршка.

    1. Nоколку вкупниот буџет на проектот изнесува 1 500 000ден, а кофинансираниот грант од ФИТР изнесува 1 350 000 т.е. 90% од вкупниот буџет на проектот, односно % од страна на апликантот е 10% т.е 150 000ден. Доколку вкупниот буџет на проектот се рапредели сразмерно по квартали односно за секој квартал доколу има кофинансирање од 15% од страна на апликантот се добива сума од 56 250 ден по квартал или 225 000ден за цела година што преставува 15% од вкупната вредност на инвестицијата. Прашањето е дали кофинансирањето од страна на апликантот треба да биде не помалку од 15% или не помалку од 10% ?

    За поединечен предлог проект, Фондот обезбедува финансирање до 90% (деведесет проценти) од вкупниот буџет за проектот, во максимален износ од 1.500.000 (еден милион и петстотини илјади) денари. Од страна на натпреварувачот треба да бидат обезбедени минимум 10% (десет проценти) од вкупниот буџет на проектот.

     

         7.Дали Земјоделските задруги се прифатливи за аплицирање на проектот за Дигитализација на земјоделството?Посебно поради условот: „Да е трговско друштво основано согласно Законот за трговски друштва и регистрирано во Централниот регистар на Република Северна Македонија“?

     

    Согласно Јавниот повик – Дигитализација на земјоделството, како апликанти можат да се јават правни субјекти кои ги исполнуваат условите. Еден од тие услови е:  Да е трговско друштво основано согласно Законот за трговски друштва и регистрирано во Централниот регистар на Република Северна Македонија.