DFIZHT Festim Halili u drejtua në panel diskutimin në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar në Shkup – FEFSH 2022

DFIZHT Festim Halili u drejtua në panel diskutimin “Inovacioni financiar dhe investimet në rrethana te pasigurta” në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar në Shkup – FEFSH 2022, organizuar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, DFIZHT Festim Halili theksoi se financimi për investimet e gjelbrta është në fokus të punës së Fondit për periudhën e ardhshme.

“Jemi posaçërisht krenarë që Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, në bazë të vendimit të Qeverisë, bëhet subjekti i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nis procedurën e akreditimit nga Fondi i Gjelbër Klimatik me qëllim qasjen deri në mjetet e FGJK-së. Si institucion qendror për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me praktika të zhvilluara dhe të vendosura për krijimin e instrumenteve mbështetëse, FIZHT do ti përdorë mjetet e ofruara nga FGJK-së për grante për bashkëfinancimin e NVM për projektet lidhur me ndryshimet klimatike, si dhe për forma të tjera të financimit të projekteve për ndryshime klimatike”.