DFIZHT Festim Halili u drejtua në konferencën ndërkombëtare “Computing, Electronics & Communication Engineering” në Universitetin e Uellsit

DFIZHT Festim Halili ishte i ftuar në Universitetin e Uellsit, Trinity St. David në Britaninë e Madhe, ku mbajti fjalim me rastin e konferencës së 6-të ndërkombëtare “Computing, Electronics & Communication Engineering”.

Në prani të përfaqësuesve të lartë të biznesit, lordëve, shkencëtarëve, drejtuesve dhe akademikëve, DFIZHT Halili mbajti fjalimin e tij në të cilin iu referua inovacioneve më të fundit në fushën e informatikës, elektronikës dhe inxhinierisë së komunikimit në vendin tonë dhe më gjerë.

Rrjetëzimi dhe shkëmbimi i përvojave dhe njohurive që u zhvilluan në kuadër të konferencës janë të një rëndësie të paçmuar për inkurajimin e iniciativave të reja që do të mbështesin sipërmarrësit dhe inkurajojnë zhvillimin e ekosistemeve startup.

Në kuadër të vizitës, DFIZHT Halili në ditët në vijim do të zhvillojë takime me ndërmarrje startup, përshpejtues digjital, industrinë e automobilave dhe subjekte të tjera që formojnë ekosistemin inovativ startup të Britanisë së Madhe.