DFIZHT Festim Halili pjesë në “Forumin e Prespës për Dialog 2022

DFIZHT Festim Halili sot mori pjesë në “Forumin e Prespës për Dialog” 2022, i cili mbahet nga data 16-18 qershor në Ohër.

Në kuadër të sesionit “Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor: një kornizë për implementimin e një rajoni të qëndrueshëm dhe neutral klimatik”, në fjalimin e tij para audiencës DFIZHT Halili prezantoi përpjekjet e FIZHT për përballjen me ndryshimet klimatike dhe investimet në investimet e gjelbra, që çojnë në realizimin e Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmbushjen e obligimeve klimatike në kuadër të procesit të para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian.

„Hapin kryesor që po e ndërmarim në drejtim të përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike është vendimi i fundit i Qeverisë për të emëruar FIZHT si subjektin e parë kombëtar që do të nisë procesin e akreditimit për Fondin e Gjelbër Klimatik – për të cilin jemi veçanërisht krenarë. Si subjekt kombëtar me akses të drejtpërdrejtë, po ngrihemi në nivelin e subjekteve të tjera ndërkombëtare me akses në mjetet e FGJK, si agjencitë e OKB-së, bankat shumëpalëshe të zhvillimit dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Kjo do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut qasje në financime klimatike dukshëm më të larta, si dhe përafrim në realizimit të Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmbushjen e obligimeve klimatike në kuadër të procesit të para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, do të inkurajojmë ndërmarrjet private vendase që të fokusohen në investimet klimatike, si teknologjitë e gjelbra, burimet e rinovueshme të energjisë, reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe të ngjashme” tha Halili

Pjesëmarrësit e “Forumit për Dialog të Prespës” kanë një mundësi unike që me diskutimet, vlerësimet dhe propozimet e tyre të vënë një vulë personale në pëforcimin e stabilitetit të rajonal të Ballkanit Perëndimor, pasurimin e bashkëpunimit rajonal dhe dërgimin e një imazhi pozitiv të rajonit në kuadër të integrimit evropian dhe kontekstit ndërkombëtar.