DFIZHT Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem

DFIZHT Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku me ftesë të disa institucioneve të inovacionit dhe teknologjisë, u prezantuan arritjet më të fundit teknologjike në vend, u bënë kontakte me ekspertë të fushës së inovacionit dhe teknologjisë dhe mundësitë e mundshme që FIZHT të bashkohet me projekte shkencore të udhëhequra nga institucionet izraelite dhe evropiane.
Gjatë vizitës DFIZHT Halili zhvilloi takim me znj. Marina Zanci, drejtoreshë e Agjencisë Evropiane HaDEA (Agjencia Ekzekutive Evropiane e Shëndetit dhe Digjitalit), e cila është përgjegjëse për ndërtimin e një Evrope digjitale dhe krijimin e një industrie konkurruese, si dhe me z.Deni Sheker, drejtor i Agjencisë Izraelite për digjitalizimin, industrinë dhe hapësirën, i cili ka përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e teknologjive inovative.
Ky rrjet ekspertësh nga e gjithë Evropa do të ketë mundësinë në partneritet për të aplikuar për projektet kryesore HORIZON EUROPE nga të cilat do të përfitojë ekosistemi i biznesit dhe akademia në vendin tonë.