DFIZHT Festim Halili në një vizitë disa ditore në SHBA – takime me përfaqësues të lartë nga Kongresi i Amerikës
Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, ndodhet për një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi disa takime me përfaqësues të lartë të Kongresit të SHBA-së, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve në fushën e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik.
Vizita zyrtare e DFIZHT Halilit në SHBA filloi me një takim me David Besley, ish-guvernator i Karolinës së Jugut dhe drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP). Z. Besley është gjithashtu një fitues i Çmimit Nobel për Paqe, në njohje të përpjekjeve të tij për të trajtuar urinë në botë. Në takimin e DFIZHT, Halili foli për politikat e suksesshme të FIZHT, portofolin e startup-eve, por edhe për iniciativat e reja të ndërmarra nga Fondi në drejtim të nxitjes së investimeve të gjelbra dhe rritjes së qasjes në kapital për sipërmarrësit maqedonas.
Në kuadër të forumit të sigurisë me temë “Ndikimi malinj kinez dhe rus në Ballkan”, i cili u mbajt në Uashington, u diskutuan tema aktuale politike dhe zhvillimore. Gjatë forumit, DFIZHT Festim Halili zhvilloi një takim me kongresmenin Pete Sessions, ku u prezantua modeli amerikan i punës, politikat e investimeve dhe u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, i cili do të kontribuojë në realizimin e rritjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes, inovacioneve dhe nxitjes së zhvillimit teknologjik. SHBA-ja është një shembull i vërtetë i liderëve teknologjikë, arritjet e këtij vendi janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin e industrisë teknologjike në nivel global. Njëkohësisht, DFIZHT Halili ka zhvilluar një takim edhe me kongresmenët Trejsi Man dhe Kate Self, me të cilët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
DFIZHT Halili gjatë ditës së djeshme mori pjesë në mëngjesin tradicional të lutjes vjetore në Capitol Hill, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, një tubim vjetor i liderëve dhe figurave të shquara nga bota, i cili afirmon paqen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Në fjalimin e tij, Presidenti Biden dërgoi një mesazh për të përforcuar miqësitë, mbështetjen e ndërsjellë dhe bëri thirrje për paqe në botë.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.