FIZHT sot ishte nikoqir i ngjarjes "Rise Demo Day", organizuar nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO

FIZHT sot ishte nikoqir i ngjarjes “Rise Demo Day”, organizuar nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO, përmes së cilës mbështeten krijuesit e rinj të ndryshimeve në zhvillimin e ideve të tyre me ndikim në biznese të qëndrueshme.
🔍 Sipërmarrësit e rinj dhe të ardhshëm prezantuan sot modele të reja, inovative për zgjidhjen e sfidave sociale dhe treguan se e duan sfidën, duan të eksplorojnë dhe punojnë për të gjetur zgjidhje kreative.
FIZHT investoi për herë të parë në zhvillimin e sipërmarrjes sociale dhe për herë të parë ofruam zgjidhje për disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet sipërmarrja sociale në vend. Gjithsej gjashtë ndërmarrje që u mbështetën përmes “Sfidës së Sipërmarrjes Sociale” tashmë janë duke punuar në zhvillimin e zgjidhjeve të tyre inovative.