DFITR pjesë e konferencës për inteligjencën artificiale dhe të drejtat e njeriut

DFIZHT Festim Halili iu drejtua konferencës “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë” të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis. Duke ndjekur proceset globale dhe tendencat e reja digjitale, FIZHT ka shpallur thirrjen e parë publike për një asistent digjital të bazuar në intelegjencën artificiale. ADA është tashmë në dispozicion në faqen e internetit të Fondit dhe ofron informacionin e nevojshëm mbi instrumentet e mbështetjes financiare për kompanitë dhe qytetarët.

DFIZHT Halili theksoi se është krenar për kompanitë maqedonase që zhvillojnë inteligjencën artificiale dhe të cilët me mbështetjen e FIZHT, po përfitojnë krahas tregut vendas edhe në tregun global. FIZHT e mbështeti këtë industri me prosperitet me pothuajse 800 mijë euro, ndërsa vetë kompanitë investuan 370 mijë euro në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të bazuara në IA.