BASHKËPUNIMI
Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, e realizon Projektin e zhvillimit të shkathtësive dhe inovacioneve. Qëllimi i projektit është që të përmirësohet transparenca e shpërndarjes së resurseve dhe të përparohet llogaria në arsimin e lartë, të përmirësohet rëndësia në arsimin e mesëm profesional teknik dhe të mbështetet kapaciteti i inovacioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Projekti i zhvillimit të shkathtësive dhe të inovacioneve
Qëllimi i Projektit të zhvillimit të shkathtësive dhe inovacioneve është që të përmirësohet transparenca e shpërndarjes së burimeve dhe të përparohet llogaria në arsimin e lartë, të përmirësohet rëndësia e arsimit të mesëm profesional teknik dhe të mbështetet kapaciteti i inovacioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Realizimi i Projektit në shumë prej 17,7 milion euro e përbëjnë pjesët vijuese:
Pjesa 1: Përmirësimi i transparencës në arsimin e lartë
- Sigurimi i cilësisë së arsimit të lartë;
- Reformat në financimin e arsimit të lartë;
- Zhvillimi i zyrës kombëtare për bartjen e teknologjive.
ја Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pjesa 2: Modernizimi i arsimit të mesëm profesional teknik
- Cilësi dhe rëndësi në arsimin e profesional Teknik për tregun e punës dhe sigurimin e trajnimit;
- Grante dhe bashkëpunim midis shkollave dhe industrisë.
ја Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pjesa 3: Përmirësimi kapacitetit të inovacioneve të ndërmarrjeve dhe bashkëpunimit me organizatat kërkimore
1. Ndërtimi i kapacitetit të Fondit të Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik
Përmirësimi i kompetencës institucionale të fondit nëpërmjet: (a) planifikimit dhe krijimit të programeve, strategjive, operacioneve dhe të procedurave të fondit; (b) sigurimi i trajnimeve të personelit të fondit; (c) zgjedhjen e komisionit për investim dhe recenzentë të fondit; (ç) sigurimi i trajnimit të ndërmarrjeve-shfrytëzuesve të fondit dhe (d) realizimi i strategjisë së marketingut dhe të komunikimeve.
2. Pilot investimesh financiare që duhet t’i porosit fondi
Sigurimi i financimit të nxitjes së inovacioneve nëpërmjet: sigurimit të granteve të inovacioneve për financimin e akceleratorit; (b) sigurimi i granteve të inovacioneve për financimin e dëshmisë së konceptit të inovacioneve; (c) sigurimi i granteve të inovacioneve ose të nënhuave të inovacioneve për financimin e komercializimirt të hulumtimit dhe të zhvillimit; dhe (ç) sigurimi i granteve të inovacioneve të financimit të aktiviteteve të zhvillimit të teknologjive dhe absorbimit të teknologjive të reja, gjegjësisht teknologji të përmirësuara, produkte dhe procese.
Nënprojketetinnovative do të zgjidhen, vlerësohen, realizohen dhe të vlerësohen në pajtim me parimet, me procedurat dhe me kushtet e cekura në Doracakun operativ për projektin, Rregulloren eoperative për punën e fondit, Drejtimet e furnizimeve dhe konsultimeve, Drejtimet e parandalimin e korrupsionit, Rregulloren e menaxhimit të mjedisit jetësor dhe në të gjitha planet e rëndësishme për menaxhimin e mjedisit jetësor.
Grantet e inovacionit do të jenë të denominuara në denarë të Maqedonisë
Fondi nuk do të mund të tërheq mjete për instrumentet para Bankës Botërore.
Gjatë vlerësimit të propozim-projekteve do të jenë të angazhuar edhe ekspertë të jashtëm.
Institucioni përgjegjës: Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik.
Pjesa 4: Menaxhimi, ndjekja dhe vlerësimi i projektit
Kjo pjesë është dedikuar për funksionimin e Njësisë së zbatimit të projektit e cila do të jetë e formuar në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.
ја Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shfrytëzues të mjeteve të huasë janë: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (8.496.000 euro) dhe Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik (9.159.750 euro).
Negociatat me përfaqësuesit e Bankës Nëdrkombëtare të Rindërtimit dhe Zhvillimit – Banka Botërore e lidhjes së Marrëveshjes së huasë për Projektin e zhvillimit të shkathtësive dhe të inovacioneve me sukses mbaruan më 2.12.2013 dhe projekti është miratuar nga Banka Botërore.