Asistencë teknike për thirrjen "Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve"

Një mundësi e hapur për asistencë teknike për aplikantët e thirrjes “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”.

Qëllimi i asistencës teknike është t’u mundësojë të gjithë aplikantëve potencialë të interesuar në thirrje, përmes seancave konsultative me ekspertë, të përmirësojnë cilësinë e aplikacioneve që ata janë duke i përgaditur.

Nëse jeni të interesuar për asistencë teknike, mund të aplikoni në e-mailin e mëposhtëm: komercijalizacija2024@fitr.mk, me titull: Aplikim për ndihmë teknike.

Informacioni që duhet të jepet në email:

  • Emri dhe mbiemri
  • Kompania
  • Numri i telefonit
  • Adresa e emailit

Regjistrimi për asistencën teknike mbyllet më datë 21.05.2024, jo më vonë se ora 15:00, pas së cilës do të vijojë realizimi.