Janë ndarë 13 grante për bashkëfinancimin e propozim projekteve për transformim digjital
Sot në ambientet e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik u prezantuan fituesit e sfidës “Me transformimin digjital deri në inovacione”.
DFIZHT Festim Halili prezantoi vendimet për bashkëfinancimin e 13 propozim projekteve, ku theksoi: “Sot jo vetëm festojmë suksesin tuaj, por konfirmojmë edhe përkushtimin e ndërsjellë për të inkurajuar kulturën e inovacionit dhe teknologjisë në shoqërinë tonë. FIZHT është krenar që është një katalizator për këto ide që ndryshojnë lojën. Misioni ynë ka qenë gjithmonë për të inkurajuar inovatorët dhe sipërmarrësit që guxojnë të mendojnë ndryshe dhe të nxisin ndryshime pozitive në shoqërinë tonë. Urime të përzemërta për të gjitha ekipet e projektit që janë përzgjedhur për të marrë mbështetjen tonë. Puna juaj e palodhur, përkushtimi dhe shpirti juaj inovativ ju dallojnë dhe ne jemi të nderuar që jemi pjesë e rrugëtimit tuaj.”
Përndryshe, FIZHT e zbaton këtë sfidë në partneritet me Programin për Rritjen e Punësueshmërisë së Tregut të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe INOFEIT DIH.
Buxheti i përgjithshëm i sfidës arrin në 18.450.000 denarë dhe ofron mbështetje për zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve digjitale që përmes transformimit digjital do të çojnë në zhvillimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve inovative.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.