DFIZHT Festim Halili zhvilloi takim me ambasadoren e Izraelit, znj. Simona Frankel

Izraeli është një nga vendet lider në fushën e inovacionit në nivel global dhe është një partner kyç dhe mik i madh i vendit tonë.

Sot me kënaqësi të madhe DFIZHT Festim Halili mirëpriti ambasadoren e Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Simona Frankel.

Bashkëpunimi mes FIZHT dhe Ambasadës së Izraelit jep një kontribut të rëndësishëm në inkurajimin dhe promovimin e inovacionit në të gjithë sektorët.

Gjatë takimit u ndanë përvoja dhe ide që do të kenë një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit tonë startup, përmirësimin e sigurisë kibernetike, por edhe realizimin e bashkëpunimeve të reja mes dy vendeve.