FIZHT me thirrje të re publike për komercializimin e inovacioneve të ndërmarrjeve në vendin tonë

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik sot shpalli thirrjen publike Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacionit, përmes së cilës janë siguruar 8 milionë euro për mbështetje të projekteve për komercializimin e inovacioneve të ndërmarrjeve në vendin tonë.

Thirrja u drejtohet sipërmarrjeve që duan të zhvillojnë produkt, shërbim apo proces inovativ, vetëm ose në bashkëpunim me një sipërmarrje dhe/ose institucion tjetër që ushtron arsimin e lartë, pra veprimtari kërkimore-shkencore. Mbështetja financiare ofrohet për sipërmarrjet vendase që kanë projekte me qëllim të qartë komercial dhe që janë në fazën e prototipit, deri në fazën parakomerciale. Nëse propozim projekti dorëzohet nga konsorciumi, në atë rast propozim projektin e paraqet aplikuesi kryesor, ndërsa anëtarë të konsorciumit mund të jenë ndërmarrjet, institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet kërkimore-shkencore nga vendi dhe jashtë.

Përmes instrumentit të FIZHT për komercializimin e inovacionit, deri më tani janë mbështetur 180 projekte të ndërmarrjeve vendase, me një vëllim total investimesh në vlerën 45 milionë euro, nga të cilat FIZHT ka bashkëfinancuar 30 milionë euro nga buxheti i tij. Këto të dhëna tregojnë se FIZHT është institucion qendror që investon vazhdimisht në përmirësimin e aktivitetit sipërmarrës në vend, në mbështetjen e inovacioneve të ndërmarrjeve vendase, rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës.

Në këtë thirrje inkurajohen të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet që kanë ide inovative dhe që nuk janë shfrytëzues aktualë të instrumenteve të Fondit. Fondi i përgjithshëm arrin në 8 milionë euro dhe Fondi do të siguroj financim deri në 70% ose deri në 60% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në varësi të numrit të të punësuarve dhe të ardhurave vjetore të realizuara në dy vitet e fundit. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë deri në 24 muaj.

Gjithashtu, me këtë instrument inkurajojmë ndërmarrjet që të kërkojnë burime shtesë financimi, kështu që nëse për kohëzgjatjen e projektit dhe deri në miratimin e raportit përfundimtar nga Fondi, shfrytëzuesi paraqet vërtetimin e një investimi tërheqës që ka investuar një shumë që është së paku 50% e shumës së mbështetjes financiare të dhënë nga Fondi për shfrytëzuesin, në atë rast shfrytëzuesi do të lirohet nga detyrimi për të paguar honoraret.

Aktivitetet që do të miratohen për financim në kuadër të thirrjes janë për: hulumtim dhe zhvillim, testim, aktivitete që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, dizajnim, zhvillim të linjave pilot, aktivitete që lidhen me sigurimin e cilësisë dhe aktivitetet e marketingut dhe shitjes.

Kriteret kryesore sipas të cilave do të vlerësohen projektet janë: shkalla e inovacionit, cilësia e projektit, kapaciteti i ekipit të projektit, potenciali i tregut dhe ndikimi i projektit.

Procesi i vlerësimit të propozim projekteve do të zhvillohet në dy faza: fazë para-përzgjedhjes e cila kryhet nga tre ekspertë vendas për projekt, dy ekspertë nga fushat që korrespondojnë me kriteret e vlerësimit dhe një person nga zona që korrespondon me propozim projektin. Faza e dytë, gjegjësisht faza e përzgjedhjes, kryhet nga Komisioni i Miratimit të Investimeve, i cili merr vendimin përfundimtar për financimin e projektit.

Afati i aplikimit për thirrjen publike – Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacionit, është deri më 10 korrik 2023, ora 14:00. Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://fitr.mk/komercijalizacija2023/