FIZHT dhe Ambasada Finlandeze organizuan një panel diskutimi "Inovacionet dhe ekosistemi start-up: përvojat dhe praktikat më të mira nga Finlanda"
Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, organizoi panel diskutimi “Inovacionet dhe ekosistemi start-up: përvojat dhe praktikat më të mira nga Finlanda”, ku ndërmarrjet startup nga vendi patën mundësinë për të dëgjuar arsyet dhe qëllimet kryesore për suksesin e ekosistemit startup finlandez.
Finlanda ka një nga ekosistemet e startup-eve më të zhvilluara, i cili renditet i 14-ti në skenën globale të startup-eve, duke ofruar mbështetje të madhe për zhvillimin e startup-eve me ide inovative, mundësinë e zhvillimit dhe globalizimit të tyre.
Në panel prezantim hyrës mbajtën: Festim Halili, Drejtor i Fondit për Inovacionе dhe Zhvillim Teknologjik dhe Kimo Lahdevirta, ambasadori i Republikës së Finlandës në vend. Gjatë panelit pati një diskutim të shkëlqyer dhe shkëmbim njohurish, ku morën pjesë ekspertë finlandezë: Oli Sinerma – këshilltar i biznesit në Finlandë, Xhejn Sikko – këshilltar për Evropën Juglindore në Ambasadën e Finlandës, Temu Seppala – këshilltar në Startups Soft Landing, Qyteti i Helsinkit si dhe Igor Maxhov nga Startup Macedonia.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.