FIZHT me mbështetje të sipërmarrësve të rinj në kuadër të "Konkursit kombëtar të ndërmarrjeve më të mira të nxënësve"

Shumë ide inovative, zgjidhje kreative dhe energji të reja u prezantuan nga 130 nxënës nga shkollat e mesme të cilët morën pjesë në “Konkursin kombëtar të ndërmarrjeve më të mira të nxënësve për vitin akademik 2022/2023” organizuar nga Junior Achievement Macedonia.

DFITR Festim Halili foli në eventin final të konkursit dhe përgëzoi guximin dhe përpjekjen e nxënësve, të cilët kanë dëshirën të bëhen sipërmarrës të suksesshëm në të ardhmen “Unë, si një person që vij nga sektori i arsimit, por edhe si drejtor i një institucioni që ka mision të mbështesë të gjithë ata që kanë ide kreative, mund të them se sipërmarrës i suksesshëm është ai që nuk dorëzohet kurrë, por përkundrazi është vazhdimisht në kërkim të sfidave të reja, njohurive dhe përvojave të reja. Prandaj ju inkurajoj që të mos dorëzoheni kurrë, por të ndiqni ëndrrën tuaj, vizionin tuaj që do t’ju motivojë dhe udhëheqë gjatë rrugëtimit tuaj. Përvoja e fituar nga pjesëmarrja në këtë konkurs do t’ju mundësojë të mësoni se si të menaxhoni projekte dhe si të drejtoni një biznes, të punoni si ekip dhe të bëheni të pavarur financiarisht”, tha Halili.

FIZHT është gjithmonë këtu për të mbështetur potencialin krijues të të rinjve, përmes instrumenteve dhe programeve tona, të synuara për të mbështetur idetë inovatore të sipërmarrësve të rinj.
Organizatat si Junior Achievement janë veçanërisht të rëndësishme për vendin tonë, sepse ato kontribuojnë në inkurajimin e sipërmarrjes, të menduarit kreativ dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Këtë e dëshmon edhe fakti se FIZHT, në vazhdimësi për katër vite me radhë, mbështet konkursin më të madh të inovacionit të shkollave të mesme, i cili u mundëson nxënësve të fillojnë me bazat e sipërmarrjes dhe biznesit.