Filloi me punë, FEIT Fab Lab - një laborator i dedikuar për hulumtuesit e rinj
Duke filluar nga sot, hulumtuesit e rinj do të kenë në dispozicion edhe një tjetër vend ku mund të punojnë në projektet e tyre shkencore, hulumtuese dhe idetë inovatore. FEIT Fab Lab është një nga tre laboratorët e mbështetur nga FIZHT në kuadër të “Sfidës për vendosjen e laboratorëve prodhues FAB LAB”, i cili do t’u lejojë të rinjve qasje të hapur ndaj teknologjive dhe materialeve të avancuara me të cilat ata mund të materializojnë idetë e tyre inovative. Në kuadër të FEIT Fab Lab, nën mentorimin e stafit akademik, ekspertëve të jashtëm dhe përfaqësuesve nga sektori privat, do të zhvillohen kurse bazë dhe të avancuara dhe mentorim në disa fusha si: modelimi për printim 3D dhe puna me një 3D printer, elektronikë praktike dhe sisteme mikrokompjuterike të interguara, softuer të lirë dhe të hapur, etj.
DFIZHT Festim Halili theksoi se: “Me hapjen e FEIT Fab Lab, ne po i japim mundësinë një numri të madh të rinjsh entuziastësh që të përmirësojnë më lehtë aftësitë dhe potencialin e tyre, të marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe të ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre dhe shoqërisë sonë”. Për ne, si një institucion që mbështet në vazhdimësi kreativët, ka një rëndësi të madhe që industria, komuniteti akademik, publiku dhe sektori civil të bashkëpunojnë edhe më intensivisht falë këtyre projekteve”.
Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik për herë të parë realizoi një sfidë ndryshe, të titulluar “Sfida për vendosjen e laboratorëve të prodhimit FAB LABS – Të rinjtë krijojnë”, me të cilën filluam të investojmë në zhvillimin e infrastrukturës kombëtare të inovacionit. Me këtë lloj investimesh, FIZHT kontribuon ndjeshëm në ngritjen e sistemit heliks të katërfishtë, i cili nënkupton bashkëpunim të ngushtë mes komunitetit akademik, industrisë, sektorit civil dhe sektorit publik. Heliksi i katërfishtë mundëson shfrytëzimin më të mirë të potencialeve inovative në të gjitha segmentet sociale për të përballuar me sukses sfidat socio-ekonomike me të cilat po përballet vendi ynë.
Me realizimin e kësaj sfide, ne morëm një tjetër dëshmi se vendi ynë ka nevojë për një lloj infrastrukture të ngjashme në industri të ndryshme. Për këtë, vitin e kaluar Fondi realizoi një tjetër sfidë të tillë për vendosjen e laboratorëve të prodhimit “MAKERSPACE”, rezultatet e të cilave presim të publikohen shumë shpejt.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.