Sesion informativ në Ohër me ndërmarrje nga sektori agro - ushqimor dhe turistik.

Sot në Ohër u mbajt sesioni i parë informativ për sfidën “Me transformimin digjital deri në inovacione”, të cilin e organizuam së bashku me Kazermën Hub Ohër.

Në këtë ngjarje morën pjesë disa ndërmarrje nga sektori agro-ushqimor dhe turistik, të cilët patën mundësinë të mësojnë më shumë detaje rreth sfidës dhe kritereve të aplikimit nga përfaqësues të FIZHT dhe Increasing Market Employability.

Transformimi digjital është një hap i domosdoshëm që duhet të ndërmarrin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nëse duan të jenë më konkurrues dhe të suksesshëm në treg.

Info-sesioni i radhës është në Shkup, më 31.01.2023 dhe e organizojmë së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.