Sesione informative rreth sfidës "Me transformimin digjital deri në inovacione"
Po fillojmë me një sërë sesionesh informative në lidhje me sfidën “Me transformimin digjital deri në inovacione”, e cila zbatohet në partneritet me Zvicrën përmes Programit për rritjen e punësueshmërisë së tregut IME.
Sesionet informative do të mbahen në disa qytete të vendit dhe janë të hapura për të gjithë aplikantët e interesuar. Gjatë sesioneve informative, përfaqësues të FIZHT dhe Programit për rritjen e punësueshmërisë së tregut IME do të prezantojnë në detaje kushtet dhe kriteret për aplikimin në sfidë dhe do të prezantohen shembuj realë të digjitalizimit dhe transformimit digjital.
Qëllimi i kësaj sfide është rritja e inovacionit, konkurrueshmërisë dhe produktivitetit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin agro-ushqimor dhe turizmit, duke vendosur zgjidhje digjitale që do të çojnë në transformimin digjital në veprimtarinë e tyre. Njëkohësisht, sfida synon të mundësojë përforcimin e kapaciteteve të qendrave të inovacionit digjital si pjesë e ekosistemit të nevojshëm për transformimin e mëtejshëm digjital.
Buxheti i përgjithshëm i sfidës është 18.450.000 denarë. Fondi siguron financim deri në 70% të buxhetit të përgjithshëm të projektit për ndërmarrje mikro ose të vogla, gjegjësisht deri në 50% të buxhetit të përgjithshëm të projektin për ndërmarrje të mesme, në shumën maksimale prej 1.845.000 denarë.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.