Në bazë të nenit 27 të Ligjit të Veprimtarisë Inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/18), si dhe në lidhje me Rregullat për organizimin dhe kryerjen e konkurseve ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe të teknologjisë nga 20.01.2020, ark. nr. 01-514/17, Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe kryerjen e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020numri 01-797/6, dhe Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e konkurseve dhe sfidave për inkurajim të inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020,ark. numri 01-1662/5, Bordi drejtues i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në ditën ХХ.ХХ. 2021 , miraton tekstin e thirrjes publike për:
Në përputhje me agjendën e KB-së, deri në vitin 2030 sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimit duhet të sigurohen dhe duhet të zbatohen praktika të qëndrueshme bujqësore që rrisin produktivitetin dhe prodhimin, të cilët ndihmojnë në mirëmbajtjen e eko-sistemeve, të cilat forcojnë kapacitetin për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, kushtet ekstreme të motit, thatësira , përmbytjet dhe katastrofat e tjera të cilat gradualisht përmirësojnë cilësinë e vendit dhe tokës.
KOVID-19, deri më tani si krizë e paparë shëdentësore, ekonomike dhe sociale që rrezikon jetën dhe ekzistencën, ka bërë një sfidë edhe më të madhe në arritjen e këtyre qëllimeve. Në kohën kur po ballafaqohemi me efektet e pandemis në sektorët e ushqimit dhe bujqësisë, nevojiten në kohë masa për të siguruar që zinxhirët e furnizimit me ushqim të mbahen gjallë për të minimizuar rrezikun e goditjeve të mëdha që kanë ndikim të rëndësishëm tek të gjithë, respektivisht tek më të varfrit dhe kategoritë më të prekshme.
Roli i inovacionit dixhital në bujqësi është të shfrytëzojë fuqinë e teknologjive dixhitale për të pilotuar, përshpejtuar dhe rritur idenë inovative me potencial të lartë për ndikim pozitiv në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit. Në periudhën e kaluar, bujqësia, së bashku me gjuetinë, pylltarinë dhe peshkimin kanë arritur një rritje totale të vlerës së shtuar bruto prej 4.5%. Sektori regjistron një rritje të vazhdueshme vjetore me vlerë nga 871,400,000 euro në 2014 në 910,900,000 euro në 2019, përveç në 2017 për shkak të ndikimit të kushteve të motit. Nga ana tjetër, pesha relative e sektorit të bujqësisë në vlerën e shtuar bruto u ul nga 10.2% në 8.1% për shkak të vlerës së shtuar më të lartë të realizuar në aktivitetet e tjera ekonomike më shtytëse. Së bashku me industrinë e përpunimit, pjesëmarrja në BPV arrin 12% në BPV, respektivisht është në vendin e tretë pas industrisë dhe shërbimeve. Sidoqoftë, kjo industri mbetet e panjohur dhe e fragmentuar, ndërsa pranimi i teknologjive dixhitale zvhillohet shumë ngadalshëm.
Bujqësia dixhitale në mënyrë ideale çon në rritje ekonomike me atë që u mundëson bujqëve të nxjerrin prodhimin maksimal nga vendi i tyre. Informacionet në kohë dhe të sakta kontribuojnë në marrjen e vendimeve të rregullta dhe në kohë që rezultojnë me sukses në kultivimin e kulturave bujqësore, rritjen e produktivitetit dhe rritjen e të ardhurave.
Me këtë sfidë, ne po kërkojmë startup të avancuar që kanë zhvilluar tashmë prototip të një produkti / shërbimi inovativ, i cili do të kontribuojë në rritjen e produktivitetit dhe të ardhurave të fermave bujqësore, duke siguruar sistemin e qëndrueshëm të prodhimit ushqimor dhe përshpejtimin e transformimit dixhital të sektorit bujqësor.
Të shfrytëzojmë teknologjinë për të përmirësuar të gjitha segmentet e prodhimit bujqësor!
Kjo sfidë e fondit është realizuar në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPE) dhe Programin për rritjen e punësimit në treg (EMRI)..
Teknologjitë bujqësore mund të përfshijnë një spektër të gjërë të produkteve, shërbimeve ose aplikacioneve që lidhen me bujqësinë: fluturake papilot, imazhe satelitore dhe sensorë, rrjetet e sensorëve të themeluara në IoT, monitorim të parashikimit të motit, ujitje automatike, kontroll të dritës dhe nxehtësisë, analiza inteligjente e softuerit për parashikimin e dëmtuesve dhe sëmundjeve te bimët, bioteknologjia, menaxhimi i makinerive bujqësore, menaxhimi i tokës dhe zgjidhjet e themeluara në aplikimet me të cilat fermerët përmes telefonave të tyre inteligjentë mund të marrin informacion në lidhje me çmimet e kulturave bujqësore, sezonin e mbjelljeve, zbatimin e masave agroteknike, teknikat e vjeljes, kur dhe ku të shesin produktet e tyre, etj.
Për më tepër, zgjidhjet e propozuara inovative mund të lidhen me dixhitalizimin e aktiviteteve pas-vjeljes dhe procesin e përpunimit të produkteve bujqësore, të cilat mund të përfshijnë produkte, shërbime ose aplikacione dixhitale që shfytëzohen për të përmirësuar dhe monitoruar proceset e vjeljes, transportit, klasifikimit, ruajtjes, paketimit , etiketimi, përpunimi në shpërndarjen në treg në mënyrë që të shtojë vlerë të produkteve, duke rritur efikasitetin e proceseve, humbjet e vogla dhe mbeturinat, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.
Sa i përketë kësaj, brenda sfidës”Dixhitalizimi i bujqësisë”secili Garues ka mundësinë të paraqesë një zgjidhje të propozuar në një nga kategoritë e mëposhtme:
Bujqësia inteligjente ka një qasje holistike ndaj inovacionit bujqësor dhe paraqet miratimin dhe kombinimin e teknologjive inteligjente siç janë: sensorët e kombinuar, interneti i gjërave (Internet ofThings-IoT), automatizimi dhe platformat e bazuara në re të cilët e përmirësojnë çdo aspekt të menaxhimit të mbjelljeve dhe i transformojnë prodhimet bujqësore.
Bujqësia e precizuar ose menaxhimi specifik i kulturave bujqësore (SSCM) nënkupton shfrytëzimin e sondeve për të matur parametra të përcaktuara, imazhe satelitore ose dronë për krijimin e strategjive për efikasitetin më të mirë dhe shfrytëzimin e praktikave të përparuara të bujqësisë për ndjekje, përpunim dhe menaxhim të mbjelljeve dhe mbëltimeve.
Robotika e përparuar, makineria e automatizuar dhe dronët janë çelësi për rritjen e efikasitetit të prodhimit bujqësor në të ardhmen. Mekanizimi i madh i automatizuar mund të marrë shumë aspekte të bujqësisë në shkallë të mëdha. Gjenerata e re e manipuluesve preciz robotikë mund të locojnë dhe të identifikojnë produktin, ta vjelin dhe mbledhin atë bazuar në madhësinë dhe shkallën e pjekurisë.
Për më tepër, sistemet automatike për ujitje optimizojnë rritjen e mbjelljeve dhe përdorimin e ujit për të njëjtat.
Arritjet e fundit në bioteknologji kanë kontribuar shumë në përmirësimin e prodhimit bujqësor. Me ndihmën e inxhinierisë gjenetike krijohet fara dhe materiali për mbjellje që është e përshtatur në mjedise të ndryshme dhe ndryshime klimatike. Përveç kësaj, bioteknologjia ndihmon në identifikimin e mënyrave më të mira për luftën kundër dëmtuesit.
Bazat e të dhënave dhe inteligjenca artificiale optimizojnë pothuajse të gjitha aspektet e menaxhimit të mbjelljeve përmes shfrytëzimit të sondeve dhe sensorëve që evidentojnë kushtet e motit, si dhe evidentimin e ndryshimeve në përbërjen dhe strukturën e tokës dhe efikasitetin e prodhimit të kulturave. Këto dy teknologji sjellin përmirësime në biznes dhe proceset operacionale bazuar në informacionin tashmë të marrë.
Zgjidhjet dixhitale mund të zbatohen në aktivitetet pas-vjeljes siç janë operacionet për kontrollim të pjekjes dhe tharjes, transporti deri në qendrën e paketimit, klasifikimi, pastrimi, përzgjedhja, ruajtja në temperaturë të kontrolluar dhe atmosferike, sistem për zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit, zvogëlim të mbetjeve të produkteve, inspektim të pajisjeve mbrojtëse të shfrytëzuara (pesticide, insekticide) tymosje, dhe sisteme shtesë për kontrollim dhe përmirësim të cilësisë. Propozimi për teknologji të përparuar dixhitale mund t’u referohet mënyrave dhe materialeve të qëndrueshme për paketimin, ridizajnimin dhe ndjekjen e procesit të parapërpunimit dhe përpunimit të të dhënave në çdo pjesë të zinxhirit deri në shitje me pakicë.
Dronët dhe satelitët i matin dhe i mbikëqyrin fushat, krijojnë harta në terren, e kontrollojnë cilësinë e punës në fushat dhe sigurojnë sasi të mëdha të të dhënave fito-gjeomorfologjike për menaxhim optimal të bujqësisë. Për shembull, kamerat multispektrale dhe hiperspektrale të vendosura në fluturake papilot tregojnë përdorimin e përpunimit të ujit dhe plehrave, rendimentet e kulturave që tregojnë shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve, të cilat në fund të fundit kontribuojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve në një fazë të hershme dhe sigurojnë rendimente më të larta.
Interneti i gjërave integron teknologjitë për sensorët dhe zgjidhjet e monitorimit në procesin ekzistues bujqësor (mekanizimin) për të gjeneruar të dhënat e sakta të nevojshme në vendimmarrjen e përditshme të bujqëve dhe bizneseve bujqësore. Përpunimi i të dhënave në kohë reale kontribuon në aktivizimin dhe ndjekjen e efektivitetit të sistemeve të automatizimit dhe përmirësimin e tyre në të ardhmen.
Zbatimi i projektit mund të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.
Fondi, bazuar në rrethana të justifikuara, mund të miratojë vazhdimin e zbatimit të projektit deri në 6 (gjashtë) muaj.
Për financimin e projekteve brenda kësaj thirrjeje, është siguruar një buxhet i përgjithshëm prej 6.000.000 (gjashtë milion) denarë.
Për një propozim individual të projektit, Fondi siguron financim deri në 90% (nëntëdhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në një shumë maksimale prej 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) denarë.Në anën e garuesit, duhet të jenë të siguruara minimum 10% (dhjetë përqind) të buxhetit total të projektit.
Mjetet e marra nga Fondi sipas cilësdo bazë tjetër ose cilësdo ndihme tjetër shtetërore, nuk do të konsiderohen fonde të pranueshme për bashkëfinancim nga Garuesi – shfrytëzues i mjeteve financiare nga Fondi.
Derisa nuk ka mjaft propozim-projekte cilësore ose nuk plotësohen kushtet për financim, Fondi mbanë të drejtën të mos ndajë mjete financiare.
““Programi për Rritjene Punësimit në Treg”(IME) i financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim do të sigurojë dy lloje të mbështetjes për aplikuesit dhe shfrytëzuesit e ardhshëm: mbështetja e mentorimit dhe mbështetja në lidhjee komercializimine inovacionit.
Mbështetja do t’i drejtohet shfrytëzuesve të fondit të zgjidhur në këtë sfidë të cilët do të zhvillojnë zgjidhje digjitale që janë aplikues në sektorin e bujqësisë në fushat e frutave dhe perimeve të freskëta, pemëve dhe perimeve të përpunuara, vreshtarisë dhe prodhimit të verës. Lidhjae marrëveshjeve të përdoruesve me IME do të pasojë pas lidhjessë marrëveshjeve me Fondin.
Thirrja publike ka për synim startup-et që mund të ofrojnë zgjidhje inovative / ose të avancuara teknologjikisht më vete, ose në bashkëpunim me një institucion që kryen arsim të lartë, respektivisht veprimtari kërkimore-shkencore ose ndërmarrje tjetër.
Garuesi (Garuesi Kryesor) duhet të jetë një person juridik që i plotëson kushtet e mëposhtme:
Derisa propozim-projekti përfshin bashkëpunim të Garuesit me ndërmarrje tjetër, kushtet për partnerin janë të njëjtat si edhe për Garuesin kryesor.
Gjatë aplikimit në partneritet ose konsorcium, mbajtës kryesor i projektit është Garuesi kryesor .
Aktivitetet e parashikuara në propozim-projektin duhet të korrespondojnë me fazat e hulumtimit dhe zhvillimit, respektivisht në përparimin e teknologjisë nga prototipi në produkt / shërbim të konfirmuar në mjedis real dhe të gatshëm për treg – Niveli i Gatishmërisë së Teknologjisë (TRL5-TRL9).
Aktivitetet mund të përfshijnë::
Lista e mësipërme e aktiviteteve nuk është kufizuese.
Aktivitetet e marketingut dhe shitjes (që synojnë arritjen e zgjidhjes për gatishmërinë dhe pjekurinë e investimeve për futjen në treg).
Shpenzimet e pranueshme të financimit:
Vetëm shpenzimet e bëra gjatë kohës së projektit në përputhje me buxhetin e miratuar të projektit dhe të realizuara deri në fund të projektit janë të pranueshme për financim.
Shpenzimet e papranueshme për financim:
Vetëm shpenzimet e bëra për aktivitetet e kryera gjatë kohëzgjatjes së projektit, të cilat janë në përputhje me Buxhetin e aprovuar të projektit dhe Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisëdo të merren parasysh për shpenzime të pranueshme.
Fondi mban të drejtën për të negociuar me fituesit në lidhje me definimin e aktiviteteve të projektit dhe buxhetit në bazë të rekomandimeve të marra nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes (në tekstin vijues: Komisioni), ndërsa para nënshkrimit të Marrëveshjes së ndarjes të shpërblimit.
Në rastë se projekti do bazohet në të drejtat ekzistuese të pronës intelektuale, Garuesi është i detyruar, para nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarje të shpërblimit, të paraqesë prova për të drejtën e shfrytëzimit të pronës intelektuale në llojin e një marrëveshjeje licencimi, marrëveshje kontributi “in-kind” ose lloje tjera të marrëveshjes e cila konfirmon që Garuesi ka të drejtë të shfrytëzojë pronën intelektuale në të cilën bazohen rezultatet e projektit.
Fondi nuk është përgjegjës për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale midis Shfryzëzuesit të mjeteve financiare dhe palëve të treta.
Të gjitha të drejtat dhe njohuritë e pronës intelektuale “know-how” që do të krijohen gjatë implementimit të Projektit dhe/ose si rezultat i zbatimit të Projektit i përkasin Shfrytëzuesit, dhe nëse është e pranueshme, Shfrytëzuesi duhet t’i mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Procedura, nga pranimi i aplikacioneve të marra deri te përzgjedhja dhe marrja e vendimit përfundimtar për përzgjedhjen dhe ndarjen e pajisjeve të financuara të shfrytëzuesit/et, përbëhet nga disa hapa:
Çdo propozim-projekt vlerësohet nga Komisioni iVlerësimit dhe i Përzgjedhjes i cili përbëhet nga:
Komisioni punon në bazë të Rregullores së Procedurës së Komisionit të Vlerësimit dhe përzgjedhjes, të cilat miratohen në mbledhjen e parë të Komisionit.
SHËNIM: Me kërkesë të anëtarëve të Komisionit, Fondi mund të angazhojë ekspertë të cilët do të japin mendim ekspertësh për aplikime të caktuara, të përshtatshme për fushën e ekspertizës së tyre.Në rast të tillë, mendimi i ekspertit do të merret parasysh nga anëtarët e Komisionit gjatë vlerësimit të aplikacionit.
Kriteret kryesore për vlerësimin e propozim-projekteve janë:
Kriteret kryesore dhe nënkriteret për evoluimin e projektit përshkruhen në formën Tabelës për vlerësim.
Kur aplikoni, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
Dokumentacioni i projektit (i cili duhet të nënshkruhet nga një përfaqësues i autorizuar i Garuesit dhe të shtypet, dhe i disponueshëm përmes faqes së internetit të Fondit):
Biografitë e shkurtëra të personave kryesor të angazhuar në projekt (për maksimum pesë persona)
I gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në gjuhën maqedonase. Dokumentacioni i projektit duhet të dorëzohet në formularët e përgatitura nga ana e Fondit.
Dokumentacioni i projektit së bashku me biografitë e shkurtra që do të bashkëngjiten në formularin e aplikimit, në dispozicion në lidhjen e mëposhtme: https://fitr.mk/agrodigital/ klikuar në butonin “Apliko”
Afati i fundit për të aplikuar për thirrjen publike është deri në 12.04.2021, deri në 14:00.
Vetëm ato projekt-propozime që janë dorëzuar në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar do të konsiderohen për financim.
Rregullat dhe procedurat për zbatimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e projektit definohen në dokument. Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të nxitur inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020 dhe Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidat për inkurajimin e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020 dhe 01.06.2020.
Për të gjitha informacionet shtesë ju mund:
Në mënyrë që t’iu ndihmojmë në përgatitjen e propozim-projekteve, Fondi do të organizojë informacione-ngjarje gjatë thirrjes; ndihmë teknike falas nga ekspertët; dhe punëtori të mentorimit.
Informacionet për këto aktivitete do të publikohen në kohën e duhur në uebfaqen të fondit si dhe në profilet zyrtare të fondit dhe rrjeteve sociale të IME (Facebook Instagram).
Во рамките на овој повик, обврските траат се до завршувањето на имплементацијата на проектот.
Сметката може и претходно да биде отворена, но истата треба да е чиста и преку неа да не се спроведуваат никакви плаќања ниту да има приливи за времетраење на проектот.
Сточарството како дел од земјоделството секако е во рамките на овој предизвик. Проектот ќе ги исполни условите на повикот доколку влезе во некоја од следните области на дигитализација:Паметно земјоделство, Прецизно земјоделство, Роботика и автоматизација, Биотехнологија, Бази на податоци и вештачка интелигенција, Дигитализација на пост-бербени активности и преработка, Дронови и сателити и Интернет на нештата.
Овој јавен повик е наменет за новоосновани трговски друштва (стратапи) кај кои не се поминати повеќе од 6 години од основањето. Доколку има поминато повеќе од 6 години од основањето на трговското друштво постојат 2 можности:
Доколку предлог-проектот вклучува соработка на натпреварувачот со друго претпријатие, условите за партнерот се исти како и за водечкиот натпреварувач. Тоа значи дека партнерот треба да биде правно лице кои ги исполнува истите услови како и водечкиот натпреварувач. Партнерството истовремено може да означува и директно учество во буџетот односно во кофинансирањето на проектот. Доколку нема партнер во проектот, податоците за натпреварувачот се внесуваат само во првиот, воведен дел на апликацијата, во Точка 1. Основни податоци за натпреварувачот. Соработката со трети страни може да биде остварена и преку договори со правни или физички лица за вршење на одредени работи поврзани со проектот, што се евидентира во проектната апликација како и во буџетот на проектот: ставка III Трошоци за техничка поддршка.
За поединечен предлог проект, Фондот обезбедува финансирање до 90% (деведесет проценти) од вкупниот буџет за проектот, во максимален износ од 1.500.000 (еден милион и петстотини илјади) денари. Од страна на натпреварувачот треба да бидат обезбедени минимум 10% (десет проценти) од вкупниот буџет на проектот.
7.Дали Земјоделските задруги се прифатливи за аплицирање на проектот за Дигитализација на земјоделството?Посебно поради условот: „Да е трговско друштво основано согласно Законот за трговски друштва и регистрирано во Централниот регистар на Република Северна Македонија“?
Согласно Јавниот повик – Дигитализација на земјоделството, како апликанти можат да се јават правни субјекти кои ги исполнуваат условите. Еден од тие услови е: Да е трговско друштво основано согласно Законот за трговски друштва и регистрирано во Централниот регистар на Република Северна Македонија.