Thirrja e re publike Startup-o 4, nëpërmjet të cilit sigurohen mbi 2 milionë euro mbështetje për eko-sistemin startup maqedonas

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot ka shpallur thirrjen publike Startup-o 4, me të cilën janë vënë në dispozicion gjithsej 2 milionë euro mjete financiare të pakthyeshme për të mbështetur ekosistemin startup maqedonas.

Thirrja publike “Startup-o 4” është thirrja e katërt me radhë e këtillë, e cila ofron kushte të lehtësuara aplikimi dhe akses financiar të lehtësuar për ndërmarrjet start-up dhe spin-off. Qëllimi është inkurajimi i inovacionit tek ndërmarrjet dhe realizimi i ideve të tyre të biznesore. Mbështetja përmes kësaj thirrje është e destinuar për projektet që kanë të paktën një “dëshmi të konceptit” dhe një ambicie të qartë komercializimi, si dhe për projektet që janë në fazën e një dëshmie të konceptit deri në fazën parakomerciale (para tregut).

“Investimi në startup-et është një investim afatgjatë që ka efekte pozitive në ekonominë në tërësi. Por mbështetja për të cilën kanë nevojë startup-et është thelbësore që ata të mund të realizojnë me sukses vizionin e tyre. Jemi të vetëdijshëm se qasja në financa është problemi më i madh me të cilin ballafaqohen ndërmarrjet startup maqedonase, dhe pikërisht në këtë pjesë FIZHT përmes thirrjes publike Startup-o 4 jep mbështet maksimale për zhvillimit të tyre më të shpejtë, qasje të lehtësuar në financa dhe qasje në tregjet globale. Në portofolin e FIZHT, mbi 50% janë ndërmarrje startup dhe jam i sigurt se e ardhmja u takon atyre”, tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Halili theksoi se fondet e marra nga thirrja janë të pakthyeshme, gjë që u jep mundësi ndërmarrjeve startup maqedonase bartjen e ideve të tyre në një projekt biznesi të suksesshëm. Nga buxheti total i thirrjes, Fondi do të sigurojë 40,000 euro (deri në 90%) të buxhetit total të projektit për shoqëritë tregtare deri në tre vjet ekzistencë, respektivisht deri në 60,000 euro (85%) të buxhetit total të projektit për shoqëritë tregtare me mbi 3, dhe më pak se 6 vjet ekzistencë. Shuma e ngelur prej 10% respektivisht 15% të buxheti total të projektit sigurohet nga aplikanti.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë dhe ekip i përbërë nga më së shumti nga 5 anëtarë – persona fizik. Në këtë  rast Aplikanti është i detyruar brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e propozim-projektit, të themelojë shoqëri tregtare në të cilën si themelues do të lajmërohen të paktën 51% të anëtarëve të ekipit.

Për sa i përket aktiviteteve që do të miratohen për financim, do të mbështeten aktivitetet për hulumtim dhe zhvillim, zhvillim të linjave pilot, prodhim ose shërbimin, aktivitete për testimin dhe validimin, aktivitete për testimin dhe të tjera. Si shpenzime të përshtatshme do të konsiderohen: pagat bruto për personat që janë ose do të punësohen nga shfrytëzuesi, furnizimi dhe/ose huazimi i pajisjes dhe materiale harxhuese për hulumtim dhe zhvillim, si dhe shërbimet e nënkontraktuara për hulumtim dhe zhvillim.

Thirrja publike “Startup-o 4” është e hapur deri më 8 gusht 2022, deri në ora 14:00, ndërsa i gjithë dokumentacioni i projektit dhe mënyra e aplikimit janë në dispozicion në ueb faqen: https://fitr.mk/startapuvaj4/