Takim ndërinstitucional ndërmjet FIZHT-së dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj)

Drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik Festim Halili dhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Yber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij, sot kanë mbajtur një takim pune me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit më intensiv. 

Me këtë rast, Sela dhe Halili biseduan për bashkëpunim ndërinstitucional në sferën e gjuhësisë. Konkretisht, u fol për konsultime rreth aspekteve terminologjike dhe të përkthimit të formularëve dhe të dokumenteve të tjera të cilat Agjencia i merr përsipër që t’ia përkthejë Fondit. 

Takimi është në shërbim të mbështetjes që AZGj-ja u jep të gjitha institucioneve publike në vend.